Ditën e sotme pritet të bëhen publike 42 raste të reja pozitive me koronavirus të regjistruara në vendin tonë.
Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, pas rekordit të djeshëm që u regjistruan 36 raste të reja.
Burime bëjnë me dijes se nga këto 42 raste, 21 janë konfirmuar në Tiranë, 1 në Pukë, 2 në Berat, 3 në Krujë, 9 Shkodër, 4 në Durrës, 2 në Lushnjë
Nga kjo rritje e madhe pritet që të bëhet mbledhja e Komitetit të Ekspertëve. Ndërsa totali i të prekurve në vendin tonë me rastet e sotme shkon në 1341 të infektuar. Ndërkohë pritet ende konfirmimi i Ministrisë së Shëndetësisë në përditësimin e rasteve të reja.k.t/Fjala.al/