Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar padinë e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ndaj pedagogeve Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishti dhe administratorit Skerdi Dafa.
Prokuroria ka vendosur të mos fillojë procedimi penal ndaj tyre, pasi sipas saj nuk përmban elemente të veprës penale.
Rektori pretendonte se ata kishin vazhduar punën për procesin zgjedhor në universitete, në kundërshtim me aktin normativ përgjatë pandemisë së koronavirusit dhe akuzoheshin për “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij”
Para se t’i kallëzonte penalisht, Koni i ka shkarkuar të sipërpërmendurit edhe nga detyra. Vendimi për shkarkimet erdhi në prag të zgjedhjeve për rektor dhe anëtarë të senatit në universitete, të cilat u shtynë prej pandemisë së koronavirusit./En.Br./Fjala.al