Vajza e Lasgushit “masakron” Vittorio Sgarbin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmit se kritiku i artit, politikani dhe historiani i njohur, Vittorio Sgarbi u përplas nga një dallgë, çka solli nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme të vajzës së tij, Alba-s dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi, ka reaguar vajza e Lasgush Poradecit, Maria.

Përmes një komenti në rrjetin sociale “Facebook”, Maria shkruan se Vittorio Sgarbi të na flasë për barbarinë e pashembullt romake që shkoi në shpatë e squfur një sërë popujsh të mrekullueshëm e të qytetëruar.

Ndër të tjera, Maria shkruan se “Zgërbo” injoranti mund të fliste për tradhëtinë më mirë si pjesë e karakterit të shqiptarëve ilirë se sa për budallallëqe të tilla. Zgërboja duhet ta dijë mirë se nëntoka shqiptare ka shumë shtresa

Postimi i plotë i Maria Poradecit

Përpara se Zgërbo qelbësira të flasë për të tjerët është mirë të na thotë e të na flasë për barbarinë e pashëmbullt romake që shkoi në shpatë e squfur një sërë popujsh të mrekullueshëm e të qytetëruar.

Por në lidhje me ilirët, gjetën “hundëleshin” e tyre meqënëse luftërat Iliro-romake u vulosën nëpërmjet tradhëtisë dhe jo “zotësisë” romake në luftë. Këmbë barbari romak nuk mundi të shkelë brigjet e shenjta ilire përveç se prej tradhëtisë.

Zgërbo injoranti mund të fliste për tradhëtinë më mirë si pjesë e karakterit të shqiptarëve ilirë se sa për budallallëqe të tilla. Zgërboja duhet ta dijë mirë se nëntoka shqiptare ka shumë shtresa.

Nqse ai shikon me sy të dukshëm një amfiteatër vepër e pushtuesve grekopersë apo dhe romakë apo dhe banja osmane, duhet të dijë se poshtë tyre ka shtresë të qytetërimit ilir përpara ardhjes së grekëve dhe shqiptarët e fisëm e të qytetëruar po të ishin vërtet barbarë do ti kishin prishur veprat e pushtuesve të tyre por falë frymës së tyre demokratike të gjitha këto rrinë në tokën e tyre si dëshmi e historisë..

Zgërboja të na flasë më mirë për Neron Zgërbon, barbarin që dogji gjith Romën! Si i paskan shpëtuar këto “mendjemprehtit” Qëlbo?

Bo.Ba

Të fundit

Zbulohen hapat që duhet të ndjekin emigrantët për të votuar

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se në datën 11 janar do të filloi dhe procesi...

Moti i keq ‘mbërthen’ SHBA-në, priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade

Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të Bashkuara të...

Tërmeti i fortë godet El Salvadorin, ja sa ishte magnituda

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane vlerëson magnitudën e tërmetit që goditi El Salvadorin të dielën mbrëma (05/01) në 6.1 Rihter. Tërmeti ishte në një thellësi prej 87 kilometrash...

VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë

Çudira nga Portugalia, aty ku si zgjidhje për mos anulimin e një ndeshje në Ligën e Dytë të futbollit ka shërbyer qumështi. UD Oliveirense -...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Lajme të tjera

Web TV