Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mësohet të ketë mbërritur selinë e Partisë Demokratike në Tiranë pak minuta më parë.
Burime bëjnë me dije se Thaçi do të ketë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Takimi me Bashën vjen vetëm pak ditë pas qëndrimit të tij në Shqipëri ku u takua me presidentin Ilir Meta, edhe me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë kësaj kohe Thaçi ka publikuar një fotografi së bashku me Ramën, ku sipër saj ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë.
Bo.Ba/fjala.al