Protesta/Reagon Shahini: I besoj QSHA-së, provimet janë më të lehta se më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me protestat e zhvilluar sot nga maturantët të cilët pretendonin se u prenë në besë nga institucionet arsimore për provimin e Letërsisë e Gjuhës Shqipe që sipas tyre nuk ishte sipas udhëzimeve duke sjellë rezultatet jo të dëshiruara për ta.

Ajo deklaron në një postim në rrjetet sociale se i beson Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë. Ministrja e konsideron protestën e sotme si të nxitur nga opozita dhe nuk i kursen aspak akuzat ndaj kësaj të fundit.

Postimi i plotë:

Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”! Megjithatë, keqardhja për nxënësit “protestues” më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido. Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon “lehtësimin” e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s’ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave falso, diplomave falso, universiteteve falso, provimeve fallco, promovimeve falso…??‍♀️

Provimet Kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh. Unë i besoj Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa – PA TEMAT që janë zhvilluar në kushte shtëpie. Dhe kjo, vërtetohet lehtësisht në fund, kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA BËN RISHPËRNDARJE TË PESHËS SË PIKËVE PËR ÇDO NOTË. Por, këto çështje teknike s’kanë as lidhje e as vend për debate politike dhe jo më për protesta opozitare.

Lexo edhe :  “Rroga minimale 500 euro”/ Berisha: Në muajt e parë do ti japim fund varfërisë ekstreme

QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Ndërkohë, ne do të kallëzojmë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. Besoj se edhe kjo do të shërbejë në edukimin e të rinjve, duke nisur nga të rinjtë e forumeve politike, për të mësuar se shpifja është gënjeshtër e dënueshme me ligj e jo liri fjale për çfarëdo kundërshtie qytetare apo opozitare.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej...

Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim “skifteri” shqiptar

Amarild Muka, 41 vjeç, nga Tirana, një emër i njohur të paktën prej 13 vitesh për policinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga policia...

Ndihmojnë për forcimin e kujteses, ja produktet qe ju duhen

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të...

Kartë debiti apo krediti, çfarë preferojnë shqiptarët?

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një shtim të vrullshëm të kartave bankare, sidomos atyre të debitit, ndërkohë që kartat e kreditit mbeten të...

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e...

Lajme të tjera

Web TV