Ja çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani një vakt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na ndodh të gjithëve që për shkak të angazhimeve të ndryshme të mos kemi kohë për të ngrënë një vakt apo të harrojmë për të ngrënë.

Në këto raste mëngjesi dhe dreka apo dreka dhe darka mund të konsumohen në një vakt të vetëm duke shkaktuar një parehati të madhe në stomak.

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani një vakt?

Niveli i sheqerit në gjak do të jetë në rënie të lirë duke rrezikuar ndjeshëm furnizimin e trurit me glukozë. Mungesa e sheqerit në gjak nënkupton më pak energji, më shumë plogështi dhe drobitje. Përqendrimi është i vështirë sepse truri nuk ka glukozë.

Simptoma të tjera janë: të dridhurat, djersitja dhe acarimi.

Pas rënies së nivelit të sheqerit nis guguleja e stomakut e cila nuk të lë të përqendrohesh në asgjë tjetër përveç se ushqimit.Truri nis të dërgojë sinjale për të treguar se ka nevojë për ushqim ndërsa hormonet e oreksit janë tepër aktive. Si pasojë e të mos menduarit drejt nga mungesa e ushqimit, njeriu e ka më të lehtë të zgjedhë ushqime të dëmshme për shëndetin. Ato mund të të ngopin shpejt duke rikthyer energjinë dhe sheqerin në gjak, por këto janë të përkohshme.

Sapo të hani një ushqim të shpejtë plot karbohidrate, niveli i sheqerit në gjak do të rritet ndjeshëm por në mënyrë të përkohshme. Ai do të bjerë shpejt dhe kësisoj ju do të jeni sërish të uritur.

Një aspekt tjetër i ushqyerjes së tillë është se nëse prisni gjatë, me shumë siguri do ta teproni me ushqimin kësisoj duke shtruar rrugën drejt mbipeshës. /AgroWeb.org

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV