Meta e quan jolegjitime opozitën parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë të gjatë për shtyp dje, të thirrur për të kritikuar planin e masave të hartuar nga qeveria për përmbushjen e kushteve për integrimin në BE. Ai komentoi edhe qëndrimin që po mban opozita parlamentare në lidhje me marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.

Sipas kreut të shtetit, grupimi i deputetëve i krijuar në Kuvend pas dorëzimit të mandateve nga opozita është ilegjitim, pasi nuk përputhet me atë që kërkon Kushtetuta për përbërjen e Kuvendit.

Sipas tij, në Shqipëri ka rëndësi legjitimiteti i institucioneve në radhë të parë pasi, sipas tij, Kuvendit ende i mungojnë 18 deputetë.

“Në 2008-n unë dhe disa deputetë bëmë grevë urie që të mos mbylleshin listat se cenuan balancat e kontrollit, por këto janë jo shumë të rëndësishme para vendosjes së legjitimitetit në të gjitha institucionet në vend, nga Kuvendi, që pavarësisht nga zëvendësimet në kundërshtim të paprecedentë te fakti që sot e kësaj dite i mungojnë 18 deputetë në kundërshtim me përcaktimin Kushtetues. Kjo është arsyeja kryesore që detyrohet edhe sekretari amerikan i Shtetit të theksojë rëndësinë e kësaj marrëveshjeje ndërpartiake për të forcuar demokracinë.”- u shpreh Meta.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij....

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Lajme të tjera

Web TV