Sherr mes kushërinjve në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari që qëlloi me armë gjahu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është ndaluar në qytetin e Tiranës, pas një sherri mes dy kushërinjve. Njëri prej tyre është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga 20-vjeçarin A. G., i cili pasi është konfliktuar me kushëririn e tij në një lokal, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e gjahut, duke qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të kushëririt.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut, çifte dygrykëshe, një sasi fishekësh, 2 automjete dhe 2 armë të ftohta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjeherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald...

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim...

Raporti për farsën/ Berisha: Në 10 qershor gati dosja për kancelaritë europiane

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe se raporti përfundimtar do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare në 10...

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar në rregull. I pari është...

Lajme të tjera

Web TV