“Mjeshtrja e Madhe” festoi ditëlindjen, ja sa vite mbush simboli i humorit shkodran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teatri i Migjenit në Shkodër përmes një postimi në rrjetin social i ka dedikuar një urim special aktores së madhe, Drane Xhaj që ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. ‘Mjeshtra e Madhe’ mbush 63-vjeç. Teatri i Migjenit i uron edhe 100 vite të lumtura dhe me plot sukses.

Drande Xhaj, lindi më 13 Qershor 1957. Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin “ Migjeni“ në vitin 1978. Gjatë rreth 41 vitesh, Dana , interpretoi në 140 premiera me Estraden e Shkodrës.

Dana e quan veten me fat që ka interpretuar përkrah mjeshtrave të medhej të humorit shqiptarë, si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Bisnik Çinari etj.

Dana, ka interpretuar në dy filma të Kinostudios ” Shqipëria e Re” , “Thirrja“ dhe “Shokët tanë të mirë“ dhe në katër telekomedi. Dana ka drejtuar dhjetëra koncerte të ndryshme, para tre vitesh ka interpretuar në monodramën e Fadil Krajës “ “Vajza me kukull“.

Dana është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh“ nga Presidenti i Republikës. Është “Mirënjohja e qytetit“ në Shkodër. “ Qytetare Nderi“ në Malësinë e Madhe dhe Komunës Gruemirë.

Është fituese e çmimit “ Aktorja më e mirë “ në Festivalin Kombëtarë të Komedisë Shqipe në Mitrovicë , në vitin 2014, 2015. Dana, edhe pse ne pension, vazhdon të jetë aktive në skenën e teatrit “Migjeni” dhe jo vetëm./ Bl.Ba/ Fjala.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV