E rëndë në Durrës, një person i jep fund jetës në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i ka dhënë fund jetës, në shtëpinë e tij në Durrës, ku dhe jetonte i vetëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në lagjen nr.4, Durrës, në katin e tretë, të një pallati, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë E.R., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Të dhënat janë ende paraprake dhe nuk bëhet me dije forma në të cilën 59-vjeçari i ka dhënë fund jetës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë atë se çfarë ka ndodhur./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S’po luftoj të shkrij SPAK

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagon ndaj kritikëve të cilët thonë se po godet SPAK. Veliaj thotë se...

Dremitje e fortë: sa duhet të zgjasë një sy gjumë

Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primar: në fakt, midis orës 13 dhe 14, temperatura e trupit tonë bie...

Ja sa kushton një shtëpi në Vlorë

Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. Gjatë fillimvitit të 2024-ës çmimet e apartamenteve në Vlorë u rritën ndjeshëm, për shkak të kërkesës që...

“Në Big Brother gjeta njeriun e jetës”, Bardhi: Mendova të lë muzikën se nuk po fitoja më

Bardhi ishte i ftuar në “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ku tregoi për vështirësitë e tij si ‘baba i ri’, në karrierë...

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz dhe Scholz hedhin votën e tyre: Çdo gjë do të shkojë mirë!

Qytetarët gjermanë vijojnë ti drejtohen kutive të votimit këtë të diel teksa po mbahen zgjedhjet parlamentare. Pak më parë kanë hedhur votën e tyre...

Lajme të tjera

Web TV