Vajza e George Floyd bëhet aksionere e Disneyt, dhuratë nga Barbra Streisand

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barbra Streisand ka blerë aksione të kompanisë së famshme “Disney” në emër të vajzës 6 vjeçare të George Floyd, Gianna.

Përmes një postimi në “Instagram”, Gianna tregoi edhe certifikatën e aksioneve në emër të saj, teksa falënderoi aktoren e famshme 78 vjeçare për gjestin e saj vërtet të këndshëm.

“Faleminderit Barbra Streisad për këtë dhuratë, tani unë jam një aksionere e “Disney-t” falë teje” shkroi 6 vjeçarja.

Më herët, edhe Universitetit i Houston, Texas tha se Gianna dëshiron që të ndjekë studimet atje, ndaj siguruan një fond të plotë për ti mundësuar asaj shkollimin atje. Edhe reperi amerikan, Kanye West tha se po krijon një plan financimi për edukimin e shkollimin e Gianna Floyd, në mënyrë që ajo të arsimohet ku të dëshirojë në të ardhmen.

Gianna është vajza e të ndjerit George Floyd, 46 vjeçarit që humbi jetën pasi polici Derek Chauvin e ndaloi dhe i vuri këmbën në fyt, derisa ai humbi jetën pasi e kishte të pamundur të mbushej me frymë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, 11 janar 2025, një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Euro do blihet me 97.7 lekë dhe do...

Jo më strehë e kriminelëve, “Çunat e Dubait” do të kthehen!

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka zbuluar në studion e “Çdo kënd” se shumë shpejt do të ketë zhvillime sa i përket ekstradimit të...

Media amerikane/ Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025

Shumë turistë, të cilët planifikojnë pushimet e tyre në vitin 2025, janë në kërkim te përvojave që shkojnë përtej të zakonshmes, shkruan Tonya Fitzpatrick...

Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 11 janar 2025

Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Zonat veriore – verilindore do të dominohen nga...

Lajme të tjera

Web TV