103 raste të reja pozitive, 5 viktima dhe 13 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas qyteteve rastet e reja pozitive janë: 46 nga Shkup, 17 nga Tetovë, 9 nga Strugë, nga 6 në Kumanovë, Shtip dhe Resnjë, nga 3 në Ohër dhe Veles, 2 në Prilep dhe nga 1 në Manastir, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Sveti Nikollë.
Sipas autoriteteve vendase të shëndetësisë në krye të listës së qyteteve me situatën më kritike është Shkupi me 1904 raste, prej të cilave 1210 janë aktive. Pason Kumanova me 645, prej tyre 221 aktive, Tetova me 429 prej tyre 239 raste aktive, Shtipi me 244 prej tyre 196 aktive dhe Prilepi me 230, prej tyre 20 raste aktive.
Në total, numri i të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 4157 persona, me 2241 raste aktive aktualisht.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe 5 pacientë të tjerë për shkak të COVID-19. Bëhet fjalë për një 80 vjeçar nga Kumanova, 65 vjeçar nga Tetova dhe tre pacientë nga Shkupi. Në total numri i viktimave në vend ka arritur në 193.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 13 pacientë të tjerë duke e çuar në 1723 numrin e përgjithshëm të të shëruarëve./En.Br./Fjala.al