Koronavirusi ka ndryshuar stilin e jetesës në të gjithë botën. Një palestër në Kaliforni duket se ka gjetur zgjidhjen ideale dhe më të sigurt për të evituar përhapjen e Covid-19.
Përveç masave të zakonshme si matja e temperaturës së klientëve në hyrje dhe pajisja e tyre me maska, palestra do të sigurojë një kabinë ushtrimi për çdo klient.
Kabinat u instaluan për vetëm 3 ditë dhe janë të bëra me perde dushi.
Brenda tyre gjenden veglat dhe pajisjet që personi do të përdorë.
Palestra do të funksionojë me gjysmën e kapacitetit dhe do të ketë nevojë për një telefonatë paraprake për të lënë një takim.
Ka.li/fjala.al