Rama: Nis dhënia e granteve për banesa individuale, në Shijak përfitojnë 315 qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth shtatë muaj tashmë pas tërmetit 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama bën me dije se ka nisur dhënia e granteve të para për banesat private.

Në një mbledhje online me kreun e bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ku ishte dhe ministri Arben Ahmetaj, Ram u shpreh se ky qytet po ecën në rrugën e duhur, duke  e cilësuar “model” punën e bërë atje, ndërsa shtoi se është gati fondi edhe për bashkitë e tjera.

“Besoj se modeli i krijuar në Shijak, na vlen shumë për shtrirjen e mëtejshme në bashkitë e tjera sepse ashtu sikundër u lëvrua i gjithë fondi për të adresuar dëmet e riparueshme, është gati fondi edh për të gjithë bashkitë e tjera. Modeli i krijuar në Shijak është shumë ndihmës sepse tani është si të thuash një rrugë  e shtruar”,-deklaroi kreu i qeverisë.

Ndërsa Arbana nga ana e tij tha se janë 315 qytetarë që kanë përfituar nga granti për banesa individuale, duke shtuar se një pjesë e tyre kanë filluar me rikonstruksionet.

“Qytetarët janë më se të kënaqur sa i përket grantit të shpërndarë dhe një pjesë e tyre kanë filluar rikonstruksionin. Secili mund të shkojë në bankë apo postë për të marrë grantin që i takon, në baze të dëmit që kanë pasur. Sa i takon procesit ët rindërtimit, në Bashkinë  e Shijakut ka filluar, mendojmë që brenda 8 ditëve të dorëzojmë sheshet e ndërtimit në lagjen “Lugina”, ndërsa për dy shkollat nesër dorëzojmë sheshet për fazat e ndërtimit”,-theksoi ai.

Ministri Arben Ahmetaj u shpreh se procesi dhënies së granteve ka përfunduar në 7 bashki, ku kanë përfituar 5708 familje, duke shtuar se vijon puna në Tiranë dhe Durrës.

“Procesi ka përfunduar në 7 bashki, ku janë 5708 familje përfituese. Presim përfundimin në Bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Shuam që familjet përfitojnë në bashkitë me proces të përfunduar është 2 miliard lekë. Vetëm në bashkinë  e Shijakut, përfitimi është 5 milion dollarë dhe Durrësi është 2.4 miliard, të cilat do të shpërndahen brenda muajit korrik. Të gjitha Bashkitë që do të bëjnë vlerësimin final, brenda korrikut, të gjitha familjet do të marrin paratë dhe shuma totale mendohet ët shkojë në 75 milion dollarë vetëm programi i granteve”,-vijoi Ahmetaj.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Rama: Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe e të apasionuarve pas rafting

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga lumi Vjosa, duke e cilësuar atë si një destinacion të veçantë...

Benito Musolini, vë në pikëpyetje planet e Hitlerit mbi pushtimin e Britanisë

Udhëheqësi fashist italian Benito Musolini i shkruan një letër Adolf Hitlerit, ku e paralajmëron Fyhrerin që të mos nisë një luftë kundër Britanisë së...

Sa herë mund të ndryshojmë profesionin gjatë gjithë jetës?

Ndryshimi i drejtimit profesional nuk është më një fenomen i rrallë, por një realitet i brezave të sotëm. Millennials dhe Gen Z, në veçanti,...

Ndahet nga jeta shkrimtari Astrit Bishqemi!

"Trishtim për kulturën tonë ndarja nga jeta e shkrimtarit për fëmijë, Astrit Bishqemi. Astrit Bishqemi u dallua në tërë krijimtarinë e tij si shkrimtar i...

Ministri Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

Elenita Roshi është emëruar në krye të Muzeut Historik Kombëtar, duke sjellë një përvojë të pasur prej mbi 20 vitesh në menaxhimin e trashëgimisë...

Lajme të tjera

Web TV