Skena apokaliptike, banorët në Pekin përgatiten për valën e dytë të Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skena apokaliptike janë regjistruar sërish në rrugët e Pekinit, teksa banorët duket se po përgatiten për një valë të dytë të koronavirusit dhe një karantinë të dytë. Në pamjet e realizuara në Xinfadi, qindra vetë duken në rrugë, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, në pritje të autobusëve.

Ndërsa nuk kanë munguar gjatë 24 orëve të fundit edhe radhët e gjata përpara qendrave tregtare dhe supermarketeve, njësoj siç ndodhi 5 muaj më parë gjatë shpërthimit të pandemisë. 7 hotele të mëdha në Pekin janë tashmë në dispozicion të të prekurve, për t’i karantinuar që në fillim, për të frenuar përhapjen e virusit raporton The Mirror.

Kryeqendra kineze e financës, Shangai, i kërkoi disa udhëtarëve që vinin nga Pekini që të karantinoheshin për 14 ditë, pasi gjithnjë e më shumë raste të reja po raportohen në vend.

Këto janë shifrat më serioze të raportuara nga Kina që prej muajit shkurt, duke rritur frikën e panikun për një valë të dytë të sëmundjes, që sot ka infektuar mbi 8 milionë persona në mbarë botën.

ka.ta/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV