E konfirmon Brataj: Nehat Kulla ndërroi jetë për shkak të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkak për vdekjen e Nehat Kullës, njohur ndryshe me nofkën “Gjenerali”, ka qenë virusi i ri COVID-19.

Lajmi e ka konfirmuar shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisionin “Real Story”

“Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19.” tha Brataj.

Nehat Kulla vdiq ditën e sotme në moshën 67-vjeçare ndërkohë që pak kohë më parë i ndërroi jetë dhe i vëllai Ramazani për shkak të koronavirusit.

Nehat Kulla kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë, pasi u liruar nga burgu me bujë rreth një vit më parë.

“Gjenerali” ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005. Në vitin e mbrapshtë 1997, Nehat Kulla krijoi një “komisariat policie” në zonën e “Kinostudios”./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Limonat “kalben” në degë! Importi vijon të mbetet armik

Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët ka bërë që shumë agrume të mbeten ende në pemë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Danilo sulmon Juventusin: Nuk është më një familje, ndaj vuajnë

“Juventusi ishte ndoshta klubi më i rëndësishëm i karrierës sime. Kam ndërtuar një histori të mrekullueshme me tifozët, lojtarët dhe qytetin, ku kam qenë...

Rrugorja nis aksion për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara

Policia Rrugore e Tiranës ka marr një aksion për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë...

Psikologjia e aleksitimisë: çfarë është, kë ndikon dhe pse?

Alexitymia është një term që mund të mos e keni dëgjuar më parë. Por ai përshkruan diçka që shumë njerëz përjetojnë: vështirësi në identifikimin,...

Lajme të tjera

Web TV