E njohu në rrjete sociale, gruaja i del burrë dy ditë pas martese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë në Indonezi është divorcuar nga bashkëshortja e tij dy ditë pas dasmës, pasi kuptoi se gruaja e tij ishte burrë. Muhamed, 31-vjeç kishte rreth një muaj që ishte njohur në Facebook me një person që i kishte thënë se quhej Mita.

Pas mesazheve në Facebook, dyshja u takua dhe pas disa takimeve Muhamed ra menjëherë në dashuri me të. Pas disa takimesh ai i propozoi për martesë dhe ajo pranoi menjëherë.

31-vjeçari përgatiti një dasmë madhështore me tradita indoneziane dhe shumë njerëz ishin ftuar në dasmë.

Natën e parë të martesës Muhamed nuk dyshoi kur Mita e refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale, por ditën e dytë Mita refuzoi sërish. Kjo gjë e bëri Muhametin të dyshonte dhe menjëherë ai e vërtetoi se gruaja me të cilën ishte martuar ishte në të vërtetë një burrë. Ndërkohë mbetet ende e paqartë se si Muhamed e mësoi këtë gjë.

Por kur u rikthye në shtëpi për të pyetur Mitën për dyshimet e tij, ‘ajo’ e kishte braktisur. Martesa e Muhamed dhe Mitës është renditur si martesa më e shkurtër e regjistruar në rajonin West Lombok të Indonezisë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV