Kur luajnë shqiptarët? UEFA detajon datat e sezonit të ri në Europë

Ndeshjet kualifikuese të skuadrave shqiptare në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të luhet me ndeshje teke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi parimet kryesore të protokollit mjekësor të UEFA-s dhe udhëzimet e hollësishme do të finalizohen gjatë javëve të ardhshme për të siguruar që të vendoset një plan i plotë sanitar për të mbrojtur shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në ndeshjet e UEFA-s kur të rinisin garat. UEFA do të vlerësojë rregullisht situatën në të gjithë kontinentin dhe do të ndërlidhet me autoritetet lokale për të parë kur tifozët do të mund të kthehen në stadiume.

Sezoni i ri – Kompeticionet e UEFA-s në nivel klubesh për sezonin 2020-2021, UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Women’s Champions League dhe UEFA Youth League nuk janë të prekur nga kalendari i ri që sot është prezantuar. Afati përfundimtar për federatat europiane për të dorëzuar emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet e sezonit të ardhshëm do të jetë data 3 gusht për UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, ndërkohë që në 10 gusht duhet të dorëzohet emri i skuadrës pjesëmarrëse në UEFA Women’s Champions League.

Ndeshjet kualifikuese të skuadrave shqiptare në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të luhet me ndeshje teke në ndryshim nga më parë kur luheshin me sistem vajtje-ardhje, me përjashtimin e vetëm për play-off të UEFA Champions League që do të mbetet me sistemin vajtje-ardhje. Shorti do të jetë ai që do të vendosë se kush skuadër do të luajë në stadiumin e tij ndeshjen teke.

Kalendari i ri i fazës kualifikuese dhe fazës së grupeve për sezonin 2020-2021 është si më poshtë:

UEFA Champions League 2020-2021

Raundi paraeliminator: 8 dhe 11 gusht

Raundi i parë kualifikues: 18-19 gusht

Lexo edhe :  “Kurban” për Serbinë, ja pse FSHF vendosi të mos i japë më bileta “Tifozave Kuq e Zi”

Raundi i dytë kualifikues: 25-26 gusht

Raundi i tretë kualifikues: 15-16 shtator

Play-offs: 22/23 dhe 29/30 shtator

Faza në grupe: 20/21 dhe 27/28 tetor, 3 dhe 24/25 nëntor, 1 dhe 8/9 dhjetor

UEFA Europa League 2020/2021

Raundi paraeliminator: 20 gusht

Raundi parë eliminator: 27 gusht

Raundi dytë eliminator: 17 shtator

Raundi tretë eliminator: 24 shtator

 

Play-off: 1 tetor

Faza në grupe: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 6 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor

 

Shorti për fazën në grupe të sezonit 2020/2021 i UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të zhvillohet në Athinë në 1 dhe 2 tetor 2020.Ndeshjet e grupeve për UEFA Nations League 2020-2021 do të luhen në këto data: 3/4/5 dhe 6/7/8 shtator; 10/11 dhe 13/14 tetor; 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020.Ndeshjet miqësore do të luhen në 7/8 tetor dhe 11/12 nëntor.Ndeshjet e play-off të Euro 2020 do të luhen në 8 tetor dhe 12 nëntor

UEFA Futsal Euro 2022 – Play-off kualifikuese do të mbahen ndërmjet 2 dhe 11 nëntor, ndërkohë që faza në grupe dhe play-offet do të luhen ndërmjet 6 dhjetorit 2020 dhe 17 nëntorit 2021. Në këto raunde merr pjesë edhe ekipi kombëtar shqiptar i drejtuar nga Erind Resuli.

Të fundit

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u...

Politikat identitare të kritikëve të Islamit, janë thellësisht shkatërruese

Dënimi i tyre si 'sektarë' vetëm sa shton zhurmën se ata nuk kanë vend në perëndim. Kenan Malik Apoll sugjeron që shumica e muslimanëve britanikë identifikohen...

Rama tallet me Berishën/ Më shumë nxorri Big Brother kandidat në lista sesa Primaret!

Kryeministri Edi Rama tha se historia e kënetës ka marrë fund dhe nuk mund të vijë kurrë në pushtet. “Në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën...

Rama me ndjekësit/ Mos ma qani hallin mua, e kaloj oqeanin sa herë të dua!

Kryesocialisiti Edi Rama në bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale u shpreh se e kalon oqeanin sa herë të dojë, si për të zhvilluar takime me...

Vota e Diasporës/ Nis keq, një emigrant, dy fletë votimi

Procesi për votën e emigrantëve për zgjedhjet Parlamentare po has anomalitë e para. PD paralajmëron rrezikun e votimit të dyfishtë për Qarkun e Beratit...

Lajme të tjera

Web TV