Ka shënuar një rritje të lehtë shifrat ditore të koronavirusit në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 43 persona për shkak të virusit COVID-19 duke e çuar në 34448 viktima në total.
Autoritet vendase të shëndetësisë raportuan dhe 329 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 77.701 teste të realizuara në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve në total në vendin fqinj ka arritur në 237.828 persona
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me COVID-19 dhe 929 pacientë të tjerë duke e çuar në 179 454 numrin gjithsej të të shëruarave.
Ditën e djeshme, Italia regjistroi 34 viktima dhe 210 raste të reja./En.Br./Fjala.al