COVID-19/Drejtoresha e ISHSH: Tolerancë zero për shkelësit, ja gjobat dhe bizneset që rrezikojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifrat e larta me korona gjatë ditëve të fundit në vendin tonë drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, i ka komentuar gjatë një interviste në news24.

Braho tha se ISHSH po kryen kontrolle masive në terren, duke ndëshkuar të gjithë ata subjekte që nuk respektojnë rregullat kundër COVID-19.

Gjatë fjalës së saj, Braho tregoi edhe shumat e gjobave për shkelësit, teksa ishte e prerë se nuk do të tolerohet asnjë.

Fjala e plotë 

“Që në ditën që u shpall pandemia te ne, kemi vijuar kontrollin në terren çdo ditë, në të gjithë Shqipërinë. Kemi realizuar mbi 74 mijë inspektime në të gjitha subjektet, në institucione shëndetësore, arsimore, publike e jo publike, shtetërore. Në fillim kemi vënë re një realizim të protokolleve, por pas hapjes pati një humbje vigjilence, dhe prandaj ndodhi edhe rritja e numrit të të infektuarve. Në gjithë këtë periudhë ne kemi vendosur 288 gjoba dhe vendime për mbyllje të subjekteve. Vlera e gjobës varion në shuma të ndryshme, subjektet që kanë realizim të pjesshëm të masave gjoba shkon nga 100-700 mijë lekë të vjetra, ndërsa te subjektet që nuk plotësojnë masat gjoba është 10 mijë lekë të vjetra. Vetëm gjatë kësaj jave ne kemi vendosur 84 masa administrative, ku 72 ishin gjoba dhe 12 subjekteve iu kemi mbyllur aktivitetin. Aktivitetet e mbyllura kanë qenë në disa qytete, pjesa më e madhe kanë qenë fasoneri dhe call-center. Në fasoneri kemi kryer mbi 1 mijë inspektime, kemi vendosur 53 gjoba dhe vendime të ndërmjetme. Fasoneritë dhe call center punojnë me protokoll të kuq, pasi janë shumë të rrezikuara”

Çfarë kërkoni ju të respektohet?

Te protokolli i kuq është detyrim ligjor që në këto subjekte të ketë një punonjës shëndetësor, në hyrje të subjektit, për të matur temperaturën. Kur rezulton që një punonjës e ka temperaturën mbi 37.5, ai nuk lejohet të futet në subjekt, por njoftohet menjëherë ose 127, ose qendra vendore e kujdesit vendor. Pastaj bëhet pjesa e dezinfektimit të duarve, të ambienteve, të tavolinave ku punohet. Kontrollohet pjesa e dezinfektimit, pjesa e maskave dhe dorezave, distancomi, pozicioni që duhet të vendosen, ku njerëzit duhet të jenë me kurriz me njëri-tjetrin. Sa i përket fasonerive janë 28 fasoneri që nuk i kanë zbatuar të gjitha protokollet.

Lexo edhe :  Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel

Po në bar-kafe çfarë kërkoni?
Duhet të jetë ajo pjesa që ata që shërbejnë duhet të jenë me maska dhe doreza, tavolinat 2 metra larg nga njëra-tjetra, dhe njerëzit e ulur duhet të jenë 1 metër nga njëri-tjetri. Kemi bërë kontrolle dhe në lokale, kemi kontrolluar mbi 23 mijë subjekte dhe kemi vendosur mjaft gjoba për ato subjekte që e kryejnë aktivitetin në ambiente të mbyllura.

Të infektuar në institucione shtetërore, kryeministri, ministrinë e Financave, ju kontrolloni këtu?

Po, ISHSH kontrollon gjithçka. Kemi kryer 133 inspektime në këto institucione dhe në dy prej tyre është marrë masë për mbyllje provizore, si në Bashkinë e Durrësit dhe Hipotekën e Durrësit.

Keni urdhëruar mbylljen e drejtorive të posaçme, ku keni kryer inspektime?
Ne na vjen njoftim zyrtar për të infektuarit dhe inspektimet janë plan pune që realizohet nga ana jonë. Që në muajin prill është krijuar Task Forca, ku janë dhe disa institucione të tjera, që kryejnë kontrolle, por që drejtohen nga ISHSH. Kur shkohet në një subjekt jemi të gjithë institucionet bashkë për të realizuar të gjitha pikat sipas protokollit. Toleranca jonë, sidomos në këtë periudhë, do të jetë zero. Edhe në subjektet që janë me shkelje nuk do të ketë tolerancë, pasi krijojnë zinxhirin e infeksionit.

Ky zinxhir është vënë re në Kryeministri?
Unë nuk kam informacion, pasi janë disa institucione të tjera dhe ne bëjmë vetëm pjesën e inspektimit.

Takimi me ministren e Shëndetësisë, çfarë u konkludua?
Ministrja e Shëndetësisë pati dje takim me të gjithë inspektorët, ishte shumë falënderuese për punën e bërë. Ajo dha porositë për të vijuar akoma më shumë dhe për të intensifikuar punën tonë, me tolerancë zero.

Çfarë orari pune kanë inspektorët në terren?
Janë në terren nga mëngjesi deri në darkë. Me rritjen e të infektuarve toleranca jonë do të jetë zero, do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk respektojnë rregullat.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Serbia drejt finalizimit të studimit për prodhimin e energjisë bërthamore

Qeveria serbe ka njoftuar se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të prezantojë një studim fizibiliteti mbi...

“Këto ishin zgjedhjet më të pisëta të zhvilluara ndonjëherë”

Pano Soko, një nga kandidatët për deputet në Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si më të pistat që...

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht...

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke...

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë. Ekipi i...

Lajme të tjera

Web TV