Vetëm pesë ditë para vendimit për Saimir Tahirin caktohet emri që do të zëvendësojë gjyqtaren Nure Dreni në trupën gjykuese për Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën.
Burime bëjnë me dije se ai është Dhimitër Lara i cili do t’i bashkohet gjyqtareve Albana Broksi dhe Nertina Kosova për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.
Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm do merret në orën 09:30 në datë 24 qershor.
Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Bo.Ba/fjala.al