Komisioni i Venecies: Presidenti s’ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta, nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese. Kështu paraqitet në një pjesë të draftit të opinionit të Komisionit të Venecies, ku nënvizohet se veprimet e presidentit janë të justifikuara dhe të arsyeshme.

Në draft duket qartazi që Komisioni i Venecies i jep të drejtë presidentit Ilir Meta, lidhur me emërimet e kryera në Gjykatën Kushtetuese.

Pavarësisht se Meta pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit, para skadimit të afatit 30-ditor, Komisioni i Venecies argumenton se një pezullim i tillë ka për qëllim plotësimin e boshllëkut  ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti, përmes aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30-ditor, të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate, kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë”, thuhet në raport.

Më tej në raportin e publikuar, Komisioni i Venecies e quan të justifikueshëm emërimin nga presidenti të kandidates së dytë, kurse refuzimin nga presidenti të betimit të Arta Vorpsit e quan të arsyeshëm.

“Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues, nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga presidenti”, thuhet në raport, teksa theksohet se duket e arsyeshme që presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Nga Kreshnik Spahiu Kjo është fytyra reale e poshtërsisë, pabesisë, imoralitetit, banalitetit dhe provincialitetit. As fiset barbare apo vikingët shekuj më...

Politikanët e korruptuar nën ankthin e “Eskaliburit” të SPAK!

Nga Spartak Ngjela Korrupsioni i lartë sot në Tiranë është kundër shqiptarisë, por ai nuk ka më asnjë forcë për të mbijetuar. Tani mund të themi...

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025/ Ja vendi që ka akses në shumë vende të botës

Singapori ka rimarrë pozicionin e tij si vendi me pasaportën më të fuqishme në botë për vitin 2025. Mbajtësit e këtij dokumenti të udhëtimit gëzojnë...

Mrekulli në det të hapur/ Nëna sjell në jetë foshnjën në varkën e emigrantëve

Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj në një varkë emigrantësh në tentativë për të arritur ishujt Kanarie në Spanjë. Fëmija është i...

Kur daton Kanali i Panamasë? Dhe si funksionon?

Donald Trump ka vënë në dyshim juridiksionin mbi Kanalin e Panamasë , duke kërcënuar se do të marrë kontrollin e tij. Por kush e zotëron kanalin artificial,...

Lajme të tjera

Web TV