Eurostat: Shqipëria, me çmimet më të larta në rajon për ushqime, veshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria, më e varfra e Evropës për të ardhurat, është vendi që ka çmimet më të larta në rajon për disa kategori, si “ushqime e pije joalkoolike”, dhe sidomos për veshje e pajisje elektronike, duke u krahasuar me mesataren evropiane. Ndërsa kanë më pak të ardhura se të gjithë (31% e mesatares evropiane), familjet shqiptare përballen me çmime të larta të ushqimeve, çka i bën ato edhe më të varfra.

Eurostat-i ka publikuar sot të dhënat e krahasueshme mbi nivelin e indeksit të çmimit të konsumit për mallrat dhe shërbimet, i cili mat diferencat në çmime mes vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë dhe rajonin. Në përgjithësi, në Shqipëri, çmimet janë sa 57% e mesatares së BE-së (nga 54% në 2018-n), më të lartat në rajon, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi. Më e lira është Maqedonia, sa 50% e mesatares së BE-së dhe më pas Bosnja, me 55% (të dhënat për Kosovën mungojnë). Për disa kategori, Shqipëria është më e shtrenjta.

Për ushqime dhe pije joalkoolike, çmimet janë sa 82% e mesatares evropiane, ndërsa Mali i Zi, me të ardhura më të larta e ka 79%, Serbia (78%), Bosnjë-Hercegovina (76%), ndërsa më të lira, ushqimet janë në Maqedoninë e Veriut (61%). Maqedonia e Veriut është vendi ku ushqimi kushton më lirë se në çdo vend tjetër të Evropës. Shqipëria mban rekord dhe për peshën e lartë të shpenzimeve për ushqime, ku familjet harxhojnë mesatarisht 44% të totalit për të përmbushur nevojat për t’u ushqyer (mesatarja e BE-së është 12%). Më të shtrenjtat në rajon janë dhe veshjet, që janë pothuajse të barabarta me mesataren evropiane (97%).

Në Mal të Zi janë sa 88%, Serbi (94%), në Maqedoninë e Veriut (76%). Veshjet më të lira në Evropë i gjeni në Turqi (45%) dhe më të shtrenjtat në Danimarkë, sa 132% e mesatares evropiane. Mbi mesataren evropiane janë çmimet e pajisjeve elektronike (103%), ku më e shtrenjtë se ne është vetëm Serbia (113%). Shqipëria dhe Maqedonia kanë restorantet më të lira në Evropë, mesatarisht 46 dhe 45%, ndërsa më i shtrenjti është Mali i Zi (57%). Për çmimet totale, vendi më i lirë në Evropë është Turqia, me 47% të mesatares evropiane dhe më i shtrenjti Zvicra (162%). Ushqimet më të shtrenjta i gjeni në Zvicër (163%), kurse më të lirat në Maqedoninë e Veriut (61%)./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Shqiptarëve iu duhet një kryeministër që i kupton! Shkruar nga Pamfleti

Nga Spartak Ngjela Çdo popull duhet domosdoshmërisht të ketë liderët dhe drejtuesit e vet etnikë. Që të kuptosh të tashmen historike...

Banka që prisnim prej 10 vitesh

Nga Fatos Çoçoli Më 25 janar 2025 doli për diskutim publik projektligji i qeverisë për Bankën Shqiptare të Zhvillimit(https://www. konsultimipublik. gov. al/Konsultime/Detaje/ 817). Fillimisht, kjo...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri)

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të martën në mëngjes. Klubi i ligës së tretë në Zvicër, Granges Pakot, njoftoi se lojtari i tyre Jelkiç...

Jozi i jep fund lidhjes me Loredanën? Ja detaji që po bën xhiron në rrjet!

Jozi është banori i parë në këtë edicion i cili është përjashtuar nga produksioni BBVIP4. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj...

Shqipëria, mes 5 vendeve me uljen më të madhe të lindjeve

“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje. Është ky alarmi që ngre...

Lajme të tjera

Web TV