OBSH: Koronavirusi po përhapet me shpejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të vendosësh ose jo një maskë? Kjo është një çështje që po i ndan amerikanët. Ndërsa disa as që nuk e mendojnë të dalin nga shtëpia pa maskë, të tjerë nuk duket ta kenë këtë shqetësim. Sipas një njoftimi të gazetës “Washington Post”, të publikuar të premten vonë vendosja e maskës është kthyer në problem serioz për nëntë kryetarë bashkish në Teksas, të cilët i kanë dërguar letra banorëve duke i kërkuar të vendosin një të tillë.

“Infeksionet po rriten. Spitalet po mbushen e po i kalojnë kapacitetet. Kjo nuk ka për qëllim t’u frikësojë, por është një pasqyrim shumë i sinqertë i situatës. Virusi nuk largohet vetëm sepse urgjenca jonë kolektive është zhdukur”, shkruhej ndër të tjera në letrat drejtuar banorëve të Teksasit të siguruara nga gazeta.

Sipas ekspertët të shëndetësisë vendosja e maskës është një nga mënyrat më të mira për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. “Washington Post” njofton se infeksionet me koronavirus në spitalet e Teksasit kanë qenë në rritje prej muajit maj.

Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 2 milionë e 222 mijë ndërsa ai i të vdekurve 119 mijë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pandemia po përhapet me shpejtësi. Zoti Tedros tha se më shumë se 150 mijë raste të reja u raportuan të enjten në rang botëror, rritja më e madhe një-ditore që nga fillimi i shpërthimit të virusit në dhjetor. Një numër i konsiderueshëm i rastesh të reja janë shënuar në Azinë e Jugut dhe Lindjen e Mesme. Brazili ka raportuar më shumë se 1 milion raste me koronavirusit prej fillimit të pandemisë.

“Ne jemi në një fazë të re e të rrezikshme”, tha zoti Tedros në një konferencë shtypi në Gjenevë të premten. Ai paralajmëroi se masat kufizuese janë ende të nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit./VOA

Të fundit

Zbulohen eshtrat e Njeriut të Kennewick, nga skeletet më të vjetra në Amerikën e Veriut

28 korrik 1996 Më 28 korrik 1996, në brigjet e lumit Columbia pranë qytetit Kennewick në shtetin Washington të SHBA-së,...

58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Një grup prej 58 ish-ambasadorësh të Bashkimit Evropian i janë drejtuar me një letër të hapur udhëheqjes së BE-së, duke bërë thirrje për masa...

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë...

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën e parë robotike, një “spiune” që do të përdoret për…

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses për herë të parë në...

Lajme të tjera

Web TV