Pandemia/Pipero: Jam kundër përdorimit të dorezave, por jo maskave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infeksionisti Pëllumb Pipero e vlerësoi shqetësuese situatën e epidemisë në vend, nisur nga numri i shtrime në spital të të prekurve me Covid 19.

“Situata ka disa indikatorë. Në aspekt të numrave është shqetësuese, sepse kemi shtim të numrave pozitivë, por edhe shtim të rasteve të shtruar në spital, madje kemi raste të rënda dhe shumë të rënda. Pra, në aspektin kompleks situata është shqetësuese. Jo se nuk prisnim të kishim numra të shtuar, por prisnim të mos kishim kaq të shtruar në spital. Pra, në raport me pritshmërinë numrat e shtrimit janë të shtuar dhe kjo është shqetësuese. Ndaj dhe është e rëndësishme t’ju kujtojmë qytetarëve se epidemia nuk ka përfunduar, virusi nuk është zhdukur, vijon qarkullon dhe është thelbërsore të vijojmë të kemi kujdes, madje për një kohë të gjatë, sa kohë që virusi qarkullon, nuk kemi vaksinë dhe celësi i suksesit është distanca dhe maska”, u shpreh Pipero, ndërsa vuri theksin në përdorimin e domosdoshëm të maskës në mjedise të mbyllura, ku ruajtja e distancës është e pamundur, ndërsa ndan një tjetër qëndrim sa i përket përdorimit të dorezave.

“Jo dorezat, nuk ka arsye fare të përdoren. Nuk ka asnjë studim që të dëshmojë se dorezat duhen, përkundrazi, në vend që të na ndihmojnë na heqin vëmendjen duke menduar se dorezat janë të sigurta , por ato janë të papastra. Ndërsa themi gjithnjë lani duart me ujë e sapun, e njëjta gjë vlen edhe për dorezat, nëse i vendos duhet t’i lash njësoj si duart. Por nuk është e rekomandueshme për dy arsye, së pari nuk të mbron, së dyti kur e heq dorezën duke mos qenë profesionist krijon mundësinë e krijimit të aerozoneve. Pra, nuk është e rekomandueshme, maska është e rekomandueshme kudo nuk ruajmë distancën,”- theksoi Pipero në emisionin ‘Kjo Javë”.

Lexo edhe :  Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Unë nuk ua këshilloj dorezat kamarierëve, as punonjësve të supermarketeve, askush nuk e këshillon në fakt. Ata duhet të lajnë duart sa më shpesh me ujë e sapun, kjo ju rekomandohet, është e domosdoshme. As në autobusë, e kam dëgjuar që është e vendosur në protokoll, nuk është e rekomandueshme, madje nuk duhet përdorur, sepse studimet kanë dëshmuar se plastike e ruan më gjatë virusin se sa edhe vetë dora ndonjëherë.” vijoi Pipero.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV