Gazetari Adriatik Dosti: 100 vite futboll të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Adriatik Dosti ka kujtuar kujtimet e tij me ekipin e futbollit të Tiranës në këtë 100 vjetor të saj.

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale gazetari tregon emocionet që ka përjetuar kur rastësisht nga arkiva e tij ka parë fotot e rralla të legjendave të klubit të Tiranës, duke cituar nga Myslim Allën, Fatmir Memën, Fatmir Frashërin, Tomorr Gjokën, Refik Resmën, etj. Ndërsa shkrimin e ka shoqëruar me një foto të ekipit të Tiranës që i përket vitit 1969.

Nga Adriatik Dostik

Kujtime te mijat personale ne kete 100 vjetor te SK Tirones…

….Ne shenje mirenjohje e respekti per Idhujt e mij qe me mungojne kaq shume…

…Mbreme …teksa kisha 2 ore qe kisha rene permbys mbi Arkivin tim personal shumevjecar sportiv duke kerkuar dicka per nje shkrim qe ma kerkon nje Reviste e njohur sportive ketu ne USA…befas syte mu mbushen instiktivisht me lot…duart nisen te me dridheshin disi dhe nje ngulc mu duk sikur me ngeci ne gryke e nje mall prekes njerezor me pushtoi te terin…

Radhazi nisa te kaloj nder duar nje sere fotosh te rralla vertet me disa nga Idhujt e mi te pa perseritshem sportive ..e vecmas me ATA qe ndikuan aq shume ne formimin tim si qytetar i denje i Tirones sone …zonjes sone te rende….tek ata qe me me shtyne drejt rruges se bukur te sportit e qe me futen ne boten e magjishme te futbollit per te mos dale me kurre….tek ata qe edhe gjakun ma shnderruan ne bardhe e blu…me njerzillikun, e mjeshtrine e tyre….me qytetarine e tyre model… e magjine e atij futbolli qe na dhuruan e te asaj skuadre te pa perseriteshme me ne historine e futbollit shqiptar…

Dhe fjalen e kam sigurisht per ate Tirone te madhe te Lym Alles se viteve 60-70 qe rrezoi turpshem nga froni skuadrat -shtet te asaj kohe Partizanin e Dinamon qe kishin kohe qe e kishin marre peng futbollin shqiptar…

Ne nje foto jam me Gjigandin Myslim Alla prej te cilit ruaj kujtime te shumta e te rralla vertet…ku sidomos historite e batutat pikante te tijat shpesh ”me zarar ” per ate kohe por edhe plot mencuri gjithashtu… s’mund ti harroj dot derisa te jem gjalle…e ne krah tone ndihmesi i tij e ai qe do ta conte me tej stafeten e Lymit te madh….Ver Shehu…te cilin e kisha mehalleli te mire prej vitesh…

Ne nje foto tjeter jam me Ikonen e sport klubit tone fenomenalin Ali Mema …..misherimi i gjalle i nje Mjeshtri te rralle futbolli e po aq i nje njeriu Nobel ne te gjitha drejtimet…simbol i Tirones sone sportive e qytetare…

Ne nje foto tjeter me Legjenden Fatmir Frasheri… ose Ser – Frasheri sic e quajta une me plot te drejte ne shkrimin tim – homazh te Lamtumires se tij te para koheshme nga kjo bote…humbje te cilen e ndjeva vertet shume per shume aresye sportive e njerezore…
E pastaj …ja edhe disa kujtime me te mrekullueshmin Skender Hyka …ne Tirane, ne Shkoder, ne Durres por edhe ne Ukraine, Turqi etj…e kisha vertet pike te dobet Hyken e mrekullueshem te Tirones sone…ishte xhentelmen i lindur !

Diku ne nje ndeshje duke ndjekur Tironen tone jam edhe me te mirin e te urtin Gezim Kasmi …me ate qe fliste pak por teper sakte e ne krahun e tij te majte zorr se i kalonte dot sulmues kollaj…sikurse diku ne ”Q.Stafa” jam duke ndjekur ndeshjen me rivalet tane te perhershem te Partizanit… …ne krah te Perikli Dhalesit te pa kalueshem… te cilin e kisha mik te cmuar …

Diku tjeter jam me Tomorr Gjoken gjate nje Konference Shtypi te FSHF….e diku edhe me Aurrel Verrine trajnerin tim te pare me ekipet e moshave dhe te rinjve tek Tirona ne vitin 1974 …apo diku ne nje foto tjeter ne ILKF edhe me Bahri Ishken e shkelqyer qe sa here ja kujtoja ate Gol – fitoreje ne ate ndeshje te pa harruar te 1967 [ 2-1] qe terboi nje Byro Politike te tere derisa u mblodh Partia e na hoqi Titullin Kampion…per t’ja dhuruar Dinamos se Kadri Hazbiut… aq here qeshte por edhe mbushte syte me lot nga emocionet e nostalgjia e asaj kohe te pa harruar.,..

Me mungojne vertet shume…madje jo vetem mua por te gjitheve ne….te pakten atyre qe e kane futbollin ne gjak e nen lekure …sic shprehej aq bukur i madhi Lym Alla kur e pyesje per sukseset e Tirones se tij….ata cuna e ai ekip e kishte futbollin gjak, oksigjen, ndjenje, pasion e lekure te dyte …me thoshte vite me pare teksa pinim kafe te tre …Lymi, une e Li Mema …ne nje prag ndeshje ballkanike ne Rumani…

Sa i mungojne familjes…shoqerise…futbollit shqiptar…sa i mungojne historise tende legjendare o 100 vjecarja ime e dashur Tirone… zonja e rende dhe Mbreteresha e futbollit shqiptar …e teksa ti behesh gati per Titullin tend te 25 …te lutem kujtohu me mirenjohje qe ky Trofe ju takon edhe atyre qe s’jetojne me …por vetem fizikisht se per te jetuar ata do te jetojne sa te jete jeta ne shpirtrat e ne zemrat tona…ne memorjen e kujtimet tona te pa fundme per ta …njerzore e sportive…

Se ata para se te ishin futbolliste klasi … ishin djem zotninj te Tirones sone me thoshte i miri, i urti e i jashtezakonshmi Seleksioner i futbollit shqiptar e vecmas i atij bardhe e blu …i mencuri ..Xhavit Demneri teksa gjerbnim nje mengjes heret te viteve me pare kafene e mengjesit pikerisht aty ne veranden e shtepise se tij…tipike tironase…

Dhe kujtoj me kaq mall sot edhe ”kontrapedalin” Ver Shehu qe aq fort e doja e me donte e qe ishte i vetmi ne llojin e vet qe vec batutave te trasheguara nga Lymi i madh ..do t’ja gjente vegjen se s’ben cdo lloj humbje qe do pesonte Tirona jone …ku here do fajesonte Arbitrat, here FSHF…here Komitetin e here – here edhe Qeverine e Ministrite…ate te Mbrojtjes e ate te Brendeshme…dhe rralle here veten e vet apo edhe ekipin a ndonje lojtar te vecante te tij…

Lexo edhe :  Shifrat/ Shqipëria destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për 2024!

Shoh ca foto te tjera …me Bixhin e famshem qe se donte kerkundi ate sistem ndaj dhe ”si rrinte dot” goja rehat …me Bixhin qe me te drejte prej kohesh ne nje shkrim timin e kam quajtur Zotni Kosove e Xhentelmen Tirone…sepse i tille eshte vertet…

Cuditerisht nuk kam asnje foto me Xuxin ( Josif Kazanxhiun )…sulmuesin shtatlarte qe tronditi Ajaksin e famshem ne ate vit te larget te 1970…

U preka shume kur nja dy vjet me pare miku e kolegu im i mire e i hershem …gazetari, publicisti e perkthyesi i njohur dhe djali i tironcit te famshm Zyhdi Kaiku…Agroni qe prej vitesh jeton ne Itali …me tregoi se si nje biznesmen vendas e kish pyetur nese ai e njihte nje fare Ksu – Ksi [ keshtu ja shqiptonte italiani emrin Xuxit tone te mrekullueshem]…pasi ai e kishte punesuar ate ne biznesin e vet por kishte zgurdulluar syte kur nje dite Xuxi i kish thene se kish qene futbollist disa here kampion i Tirones se modhe te viteve 60-70 …se kish luajtur me Kombetaren e Shqiperise e se i kish shenuar edhe nje goxha gol ne Tirane edhe Ajaxit te madh ne ate barazim 2-2 qe tronditi europen e futbollit …dhe italianit i ishte dashur shume kohe ta besonte se …PO…ai ishte vertet Xuxi yne i madh…aq i thjeshte e aq kokeulur…e po aq i mire e i dashur si pak kush…

Mes te ikurve…kujtoj plot mirenjohje edhe te gjallet …ata qe kane mbetut ende mes nesh prej asaj Tirone te pa perseriteshme…

Shoh foto te mijat me …Ben Celen e mrekullueshem…nje foto tjeter me Mon Memen pikerisht aty ku mblidheshim vite me pare e flisnim per Tironen tone…tek kafja e si-vellaut tim Lut Nurit ..nje tjeter foto ne kryesine e klubit me legjenden Nuri Bylyku…e me pas ja edhe me Profesorin e Gjeografise …shigjeten e krahut sic i thonim ne ne ate kohe Niko Xhackes…e nje tjeter kujtim ku jemi …une fantastiku Ben Bukoviku e Plarent Kotherja… i mirenjohur i Bilbilit shqiptar te futbollit…

Kam kohe qe s’kam asnje informacion e kontakt me Tit Nurishmin, Bathoren, Elinin…Llaq Konomin etj dhe lus zotin te jene mire …e nese dikush eshte larguar nga kjo bote…i shpreh familjes se tij ngushellimet e mija me te sinqerta…dashurine e respektin e thelle njerezor qe ata meritojne …per ato kenaqesi te rralla sportive e njerezore qe na dhuruan ne ato vite te veshtira te atij sistemi bastard qe kurre mos ardhte me …

Nuk kam fatkeqesisht as edhe nje foto te vetme me Ikonen e Legjenden ..Skender Halili…as edhe me ruajtesin fanatik te portes sone Bujar Tafajn e urte e te pa fjale dhe shume te edukuar.. ..as ndoshta edhe me ndonje tjeter … si fjala vjen edhe me Tit Nurishmin as ne kohe te aktivitetit te tyre por as edhe me pas kur shiheshim e takoheshim cdo mes e fund jave ne stadimet e kryeqytetit tone per te ndjekur ndeshjet e kampionatit tone e vecmas Tironen e zemres sone…por i siguroj se i kam pasur e i kam kurdohere ne shpirt e ne kujtimet e mija…ne arkiven e ne shkrimet e mija …sa te jem gjalle…

Ne pranvere te 1989…jam me Refik Resmen – gjigandin e futbollit shqiptar…Mbretin e vertete te Golit ne historine e kampionateve tona…te viteve 50-60…

Jemi ne Vlore dhe po ndjekim se bashku Flamurtari – Tirona…nderkohe qe gjate gjithe rruges per ne Vlore kemi biseduar aq shume per futbollin tone … sa ta mbaj mend…

…Degjo me tha nder te tjera i madhi Resmja ..i cili me donte si birin e vet dhe une e doja si Baben tim…dhe kurre nuk ”ja vija re” se kish lujatur me Partizanin e as i kerkoja dot llogari pse nuk kishte zgjedhur fjala vjen Tironen time…sepse ai ishte dhe mbetet gjithesesi nje Kollos i rralle i futbollit kombetar shqiptar…Shqiperia ka patur lojtare, yje, talente, trajnere e skuadra te medha e te mrekullueshme vertet…ishim ne Partizani i viteve 47-60…ishte Dinamo e viteve 50-60…ishte Vllaznia e viteve 70-80….ishte Flamurtari i viteve 80…Tirona po e viteve 80-90…etj….
…..Por degjo Refikun tat…si Tirona e Lym Alles e viteve 60-70 nuk i vjen me kurre futbollit shqiptar…

Ata ishin djem te shkelqyer e futbolliste fenomenale…te jashtezakonshem… talente dhe yje…dhe kishin nje trajner te madh vertet …e mbi te gjitha nje ekip me nje lloj shpirti e sedre sportive qe me plot gojen mund te them se ajo skuder e tyre mbetet nje Akademi e Universitet i rralle i historise se futbollit shqiptar per menyren e re te lojes e te futbollit modern qe solli ne ate periudhe ne Shqiperi…

Kurre nuk i harrova keto fjale e keto vleresime te rralla te te madhit Refik Resmja…se kur ato vijne nga nje emer i tille qe ishte e mbetet histori me vete ne futbollin e vendit tim…vlera e tyre eshte e jashtezakoneshme vertet…

Ja te gjitha keto mendova e perjetova mbreme teksa shfletoja albumet e mija arkivore fotografike por edhe teksa kujtoja plot mall, respekt e nostalgji e mbi te gjitha me nje lloj mirenjohje te vecante e nje lloj respekti prekes…te gjithe Idhujt e mi…ne kete 100 vjetor te klubit te tyre te cilit ata i dhane aq shume nder , lavdi, emer e krenari…por edhe Trofe pa fund…

Dhe sinqerisht nuk dija cilen foto ti vija per ilustrim ketij shkrimi tim…ndaj dhe e pashe te udhes te publikoja foton e meposhteme ku ata jane pothuajse te gjithe bashke…ne nje foto te rralle Kampionesh te vitit 1969…

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Vini këtu me çanta superluksi e këpucë “Antonio Vietri”/ Berisha ‘skanon’ zonjat e PS-së

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se përfaqësuesit e saj kanë abuzuar me fondet...

Goditi me grusht të miturin, nis hetimi për 23-vjeçarin

Një 23-vjeçar në Tiranë do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka goditur me grusht një të mitur. Tiranë-Një 23-vjeçar në Tiranë do të...

Veliaj agjërim në qeli, Berisha: Zoti ja pranoftë edhe atij! Të pastrojë shpirtin

Pas fjalës së tij të fortë në Parlament, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një koment për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,...

“Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, Noka: Kujtim Gjuzi, dinjitoz

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas ironisë së nisur nga socialistët për përfshirjen e Kujtim Gjuzit në listën e...

“Koalicion historik me PD”/ Meta flet nga burgu: PL siguron grup parlamentar me dy shifra

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë është transmetuar edhe audio-mesazhi i presidentit të kësaj partie, Ilir Meta, nga paraburgimi. Ilir Meta...

Lajme të tjera

Web TV