Brexit: Mos pranoni izolimin, presidentja e BE mesazh të rinjve britanikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian u ka kërkuar të rinjve të Britanisë që të mos pranojnë izolimin pas “Brexit’, dhe të mos pranojnë statusin e ri të vendosur nga Boris Johnson.

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Ursula von der Leyen diskutoi me një auditor studentësh rreth marrëveshjes Brexit duke theksuar se kjo do të ndikonte në të ardhmen e tyre.

Ajo sugjeroi se rinia e Britanisë nuk duhet të pranojë atë që u negociua dhe nëse ata nuk janë të kënaqur me marrëveshjen duhet ti kthejnë gjërat në mënyrën si duhet të jenë.

Komentet e presidentes janë cilësuar nga disa kritikë të Brexit si thirrje për të mos hequr dorë nga BE.

“Brex-it nuk shënon vetëm fundin e diçkaje. Ajo gjithashtu përbën një fazë të re partneriteti dhe miqësie të qëndrueshme,” u shpreh ajo në shkollën ekonomike në Londër.

“Do të jetë një partneritet për gjeneratën tuaj dhe unë ju mbështes të gjithëve për ta bërë atë një sukses.

“Ju mund të zgjidhni bashkëpunim mbi izolimin. Ju mund të formoni fatin e kontinentit tuaj. Ju mund të bëni përgjegjës qeverinë tuaj.

Sondazhi tregon shumicë të gjerë në favor të anëtarësimit në BE në mesin e demografisë më të re dhe në moshë pune, kurse Brex-it i mbështetur vetëm nga pensionist.”

Në vetëm tre javë, më 31 janar Mbretëria e Bashkuar do të ketë ditën e fundit të saj si anëtare. Kjo do të jetë një ditë e vështirë dhe emocionale. Por, kur dielli do të lindë më 1 shkurt, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë akoma miq dhe partnerë të mirë. Lidhjet midis nesh do të jenë akoma të pathyeshme”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe :  Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

“Ne do të shkojmë aq larg sa mundemi, por e vërteta është që partneriteti ynë nuk mund dhe nuk do të jetë i njëjtë si më parë. Nuk mund dhe nuk do të jetë aq afër sa më parë sepse me çdo zgjedhje vjen një pasojë.

Zonja von der Leyen mori pjesë në një takim me Boris Johnson në “Downing Street” pas fjalimit – duke parashtruar bisedimet tregtare që do të vijnë./Fjala.al/Burimi:The Indipendent

Të fundit

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën...

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku...

Droni i Policisë kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Thumanë të Krujës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Koordinata”. Përmes një njoftimi,...

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Lajme të tjera

Web TV