Grenell vizitë në Shtëpinë e Bardhë para takimit Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Richard Grenell, i dërguari i SHBA-ve për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, pas një vizite në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar se qëllimi kryesor i takimit të 27 qershorit në Washington janë temat ekonomike.

Ai është shprehur se si në Kosovë dhe në Serbi të rinjtë duan shpresë, punë të reja dhe zhvillim ekonomik.

Grenell ka kritikuar disa ekspertë që më parë janë marrë me problemet e Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nuk kanë trajtuar problemet ekonomike por vetëm ato politike.

“Ne vendosëm që të përfshihemi sepse ka pasur një histori të gjatë me shumë ekspertë, të ashtuquajtur ekspertë, të cilët i kanë shtyrë vetëm në probleme politike, duke injoruar ato ekonomike. Kur kam diskutuar për problemet e të rinjve në Kosovë dhe komunitetit të biznesit, po ashtu edhe në Serbi, ka qenë e qartë se dëshironin zhvillim të ekonomisë, kanë dashur punë të reja, kanë dashur shpresë”,- u shpreh ai për televizionin amerikan Newsmax.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV