“Boll justifikuat p*rdhunuesit”, Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet Flutura Açkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare ka kritikuar zhveshjet e vajzave shqiptare në ekran, duke marrë shembull moderatorët sportive.

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se nuk e di nëse kjo zhveshje është zgjedhje e tyre apo e shefave të tyre, por e di që këtyre vajzave u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e saj “që nuk duken më andejpari ekraneve se janë ‘plakur’”.

Pas deklaratës së shkrimtares, ka reaguar moderatorja Einxhel Shkira.

Po ashtu, Einxhel thekson se statusi i shkrimtares justifikon përdhunimet dhe sipas saj diçka e tillë është shokuese në një kohë kur të gjithë po luftojmë kundër këtij fenomeni.

Postimi i plotë:

Kërkoj ndjesë që jam kaq e ndjeshme dhe mbase s’duhet të flas fare por në fund të fundit kjo është ajo që duan ca… heshtjen !! E ndonjëherë nëse nuk ndihmon është më mirë të heshtësh!! Jam e shokuar nga konstatimi dhe llogjika qe ka përdorur një shkrimtare shumë e nderuar, mbi të gjitha grua, duke ja faturuar përdhunimet veshjeve të moderatoreve!!
Gjithë këto javë ku jepen statistika se përdhunimi s’vjen nga veshja, gjithë këto javë po ngrejme zerin se pamja nuk i jep të drejtë askujt të përdhunoje, shkojnë dëm. Kur një grua del dhe e thotë mbulohuni se i hypi nepsi këtyre që iu shohin nga ekrani dhe përdhunojnë ato që kanë në shtëpi pastaj se s’kanë ku e çojnë epshin.

Kështu si thoni ju i bie që kur të shoh i urituri ushqimin në ekran e s’ka për të ngrëne në shtëpi të hajë gruan për darkë ose komshien!? Kështu si e arsyetoni ju i bie që kur të mos ketë luksin që shef në tv të dalë rrugëve e të vjedhë?! Mos shfaqim në tv atëhere asgjë që s’e kanë se mos i vjen lukunia këtyre burrave dhe bëjne të pabëra, jo për faj te tyre , po për faj të asaj qe kanë shikuar në tv!! Më mirë të thoni smë duket etike apo estetike zhveshja në ekran sesa të justifikoni përdhunusin me faktin se ka epshe ai e s’di ku ti shfryjë…

Lexo edhe :  Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Se me thënë të drejtën ekzistojnë plot opsione shumë më normale sesa perdhunimi!!! Prandaj të mos bëhemi kaq naive e t’i trajtojmë përdhunuesit si viktima.
Pa dashur t’i dal në mbrojtje askujt e për të justifikuar veshjen e askujt madje as timen do ju lutesha që këtë lutje tja bënit atyre që përdhunojnë ta mbajnë veten dhe kur kanë epshe apo lukunira. S’ja ka dhënë zoti duart vetëm me kap me zor dikë por janë multifunksionale.

Do kisha dashur shumë që këtë status edukues ta kishit formuluar ndryshe ,

Do kisha dashur që si shkrimtare për lirinë dhe empancipimin e grave të shkruanit sesi me trupin bejmë ç’të duam ne dhe veshja e grave nuk është ftesë për përdhunim as nxitje !!

Dhe e dashur nuk përbën ndryshim, nëse e veshim në mbrëmje apo diskotek

Se ai qe ka mendje përdhunuesi e lukunia

Si në tv ashu dhe club …

apo sytë i lë në shpi ai ?! Apo kur sheh femrat në club nuk kthehet në shpi me epshe ?! Bejmë më mirë të kërkoj më shumë nga vetja jonë se sa të fajsojmë veten dhe kur s’kemi asnjë faj ! Boll justifikuat përdhunuesit!! Ka.li/fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV