Trinjakët e porsalindur të infektuar nga virusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trinjakët e porsalindur janë testuar pozitivë nga infeksioni i koronavirusit.

Ekspertët mjekësorë në Meksikë po hetojnë nëse sëmundja e shkaktuar nga Covid ka mundur të kalohet përmes placentës së nënës gjatë shtatzënisë.

Dy nga trinjakët, një djalë dhe një vajzë, janë në një gjendje të qëndrueshme në një spital në shtetin San Luis Potosí, kurse i treti paraqet një gjendje pak më të rënduar.

Meksika ka filluar të rihapet, por rastet e reja të infeksioneve të koronavirusit janë ende të larta. Vetëm një ditë më parë vdiq nga infeksioni një djalë 13 ditësh

Një zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të Meksikës tha se ky ishte rasti i parë në botë që zbulohen trinjakë të infektuar që pas lindjes. Ai gjithashtu tha se mjekët ishin të bindur se ata nuk ishin infektuar në spital.

Sidoqoftë, prindërit aktualisht janë duke u testuar pasi dyshohet se mund të jenë asimptomatikë

Koronavirusi tek të sapolindurit është i pazakontë, por jo i panjohur. Foshnjat mund të ‘kapin’ virusin pas lindjes nëse kanë kontakt të ngushtë me këdo që është i infektuar. Koronavirusi gjithashtu mund të kalohet në barkun e nënës tek fëmija përmes placentës.

Nuk ka ende asnjë provë që koronavirusi mund të shkaktojë abort ose ndikon në atë se si fëmija zhvillohet gjatë shtatzënësisë, por, si një masë paraprake, gratë shtatzëna këshillohen të shmangin rreptësisht kontaktet e ngushta shoqërore.

Meksika ka regjistruar më shumë se 185,000 raste të koronavirusit dhe 22.584 vdekje.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se...

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Lajme të tjera

Web TV