15 kushtet e BE-së/Duma: Europa i ndezi “llambën e kuqe” Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse Parlamenti Europian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, numri një i qeverisë thotë se nuk ka nisje zyrtare të negociatave.

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler gjatë fjalës së tij në Parlament një ditë më parë tha se BE është serioze, ndaj shqiptarët duhet ta kenë të qartë që kushtet duhen plotësuar.

Sakaq pasditen e kësaj të marte për oranews ish-deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh se Evropa i ka ndezur “llambën’ e kuqe” Ramës duke i kërkuar plotësimin e pikave,

Ajo nënvizoi faktin se Bundestagu prej kohësh ka kërkuar plotësimin e tyre por qeveria shqiptare nuk ka arritur të përmbushë asnjë.

Gjithashtu për sa i përket reformës zgjedhore e cila ende nuk po bën bashkë palët, Duma thotë se Rama po mendon të kapë çfarë të kapi. Në fillim me administratën zgjedhore e tashmë me KQZ-në.

Ajo shprehet se kryeministri i vendit nuk mund të dalë kundër partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe ShBA-së të cilët patën dhe një rol kryesor në këtë reformë.

Fjala e plotë

Reforma zgjedhore është një ndër pikat e vendosura nga BE. Ishte detyrimi i vetëm i opozitës ndaj këtyre 15 kushteve që janë një detyrim tashmë për tu plotësuar përpara konferencës ndërkombëtare përpara dhjetorit. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që Parlamenti Evropian të jepte një kusht të tillë, plotëso ose nuk vijon. Përpara një viti kishte 3 vite rresht që thoshte të hapen negociatat pa kushte kushtet. Ky ndërrim kaq i shpejt do të thotë që ndërkombëtarët po i vendosin “llambë të kuqe” Edi Ramës. Sepse 15 kushtet kanë 1 vit që kërkohen nga Bundestagu. Dhe nga këto 15 rezulton se shteti shqiptar nuk ka realizuar asnjë. E vetmja që i takonte me më shumë barrë opozitës ishte reforma zgjedhore ndaj ne morëm pjesë në tryezën e këshillit politik.

Ajo që po rrezikohej në këtë tryezë në ditët e para ishte që dhe komisionet zgjedhore të bëheshin nga administrata publike, pra të kishim një kthim prapa. Se askush nuk dyshon që administrata të ishte e depolitizuar. Kjo qeverisje e ka shkatërruar administratën pasi ka futur njerëz politik. Hyjmë në zgjedhje me një tjetër premtim, ditën e dytë thyejmë çdo premtim dhe themi që ishte premtim zgjedhor. Kjo duhet të mbarojë një orë e më parë. Kjo nuk u arrit dhe qartësia jonë që Rama donte të kapte reformën zgjedhore u lexua qartë në publik. Po fillonte frika e Ramës. Tani vijon me KQZ. Në 30 vite tranzicion KQZ ka qenë gjithmonë e balancuar. Tani kërkojnë që deputetët e Partisë Socialiste të zgjedhin KQZ-në. Nuk bëhet, ose do jetë e balancuar ose nuk ka. Rama duhet të kuptojë që nuk mund të jetë kundër SHBA-së dhe BE-së. Po bën një gabim të madh nëse po mendon ti vendoset kundër SHBA-së.

 

Lexo edhe :  Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin “Shefqet Ndroqi”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky,...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Forcat Speciale kontrolle në Vlorë, Selenicë e Orikum! Çfarë ndodhi sonte me kaq befasi?

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum. Masa të shtuara në Vlorë...

Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë,...

Lajme të tjera

Web TV