Majko: S’do të isha në zyrën e ministrisë, nëse s’do siguroja votën e diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi sonte se nëse i refuzohet e drejta e votës diasporës, kjo tregon frikën e elitës politike, ndërsa shtoi se kjo gjë do të ndodhë, pasi ndryshe nuk do të ishte në atë zyrë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ministri Majko i bëri thirrje opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare të hapin dritën jeshile për votën e emigrantëve dhe e gjithë politika të nisë me procedurat.

“Vota e tyre do të bëhet me postë, por edhe me shprehje vullneti. Do ishte non sens t’iu dërgohej të gjithëve me votë, por do të ishte edhe shpenzim. Shprehja në vullnet do të thotë që ata që janë jashtë do të shprehin dëshirën për të votuar, dhe më pas do iu dërgohet posta.

Mendoj se ne kemi një gjë, që jemi gjithmonë të prirur të shohim anën negative të çdo gjëje. Çdo sistem ka të mirat dhe të metat e veta. Edhe votimi i shtetasve tanë jashtë me zarf është kështu, por ne duhet të diskutojmë procedurat.

Ajo që kërkohet me opozitën jashtëparlamentare dhe atë parlamentare është që për këtë çështje të hapin dritën jeshile dhe të bëjmë procedurat. Zarfi mbetet alternativa e vetme.

Nëse i refuzohet e drejta e votës ‘ushtrisë’ e diasporës, kjo tregon frikën e elitës politike. Nëse nuk do të sigurohet vota e tyre, unë nuk do të isha në atë zyrë, s’do kishte një ministri të tillë”, u shpreh Majko.

Të fundit

Ratifikohet marrëveshja për pensionet me Italinë, Balla: Një ditë shumë e rëndësishme

Ministri Taulant Balla ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes për pensionet në Senatin italian me 129 vota. “Me të gjitha...

Varr madhështor

Nga Edison Ypi Të mbledhësh në një koalicion parazgjedhor ku janë e ku s’janë gjithë qesharakët me nam, injorantët me damkë, analfabetët funksionalë, bastardat më...

Ledioni bën deklaratën e papritur, paralajmëron largimin nga BBVIP4: Nuk më marrin më…

Moderatori i njohur i formatit “Big Brother Vip”, Ledion Liço, ka befasuar me një deklaratë të papritur në një video të publikuar që po...

“Krim për shëndetin”/ Kujdes! Mos i bëni këto gabime gjatë agjërimit

I ftuar në një studio televizive ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për benefitet e agjërimit dhe efektet pozitive në trupin...

GJKKO shpall fajtor ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, ja me sa vite burg dënohet

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i...

Lajme të tjera

Web TV