Studentët pa diplomë, ja ligji dhe statuti për arsimin e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbetja pa diplomë e 315 studentëve të masterit të Fakultetit Ekonomik ka shtyrë palët të merren me ligjin. Shqetësimet lidhur me këtë çështje kanë lindur në fillim të vitit 2017, ku lista e këtyre studentëve fitues iu dërgua Qendrës së Shërbimeve Arsimore nga Dekanati për matrikullim.

315 studentë të ciklit të dytë, master, në Fakultetin Ekonomik të UT-së, të cilët i kanë ndjekur studimet në vitin 2017-2019, janë ende në pritje të diplomës. Nuk është ende e qartë arsyeja se pse këta studentë nuk e disponojnë diplomën (kartonin), ndonëse e kanë përfunduar ciklin. Shqetësimet lidhur me këtë çështje kanë lindur në fillim të vitit 2017, ku lista e këtyre studentëve fitues iu dërgua Qendrës së Shërbimeve Arsimore nga Dekanati për matrikullim, ndërkohë më herët kjo procedurë ishte kryer nga Rektorati. E gjithë kjo situatë ka sjellë mosnënshkrimin e  diplomave të këtyre studentëve nga rektori, e, për këtë arsye studentët, tashmë të diplomuar, janë në pritje të një zgjidhjeje. Në ligjin nr. 80/2015 për arsimin e lartë dhe në statutin UT-së të miratuar në vitin 2018, është saksionuar se në lidhje me përcaktimin e numrit të studentëve dhe kritereve të pranimeve të reja kompentenca është e Departamentit, ndërsa në lidhje me miratimin e listave të studentëve fitues është kompetencë e Njësisë Bazë dhe e dekanit. Neni 23, pika 4 përcakton se “Fakulteti miraton kriteret e pranimit të studentëve për secilin program studimi, bazuar në propozimet e njësive bazë, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore”. Për të vijuar me nenin 25, pika 7, ku përcaktohet se “Departamenti propozon programet e studimit, si edhe numrin e studentëve për çdo program, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore të tij, sipas standardeve të cilësisë.” Në pikën 8 të po këtij neni, thuhet se Departamenti propozon kriteret e pranimit të studentëve për secilin program studimi, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore. Departamenti përzgjedh studentët fitues, të cilët miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, sipas procedurave të përcaktuara në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.  Ndërkohë në nenin 76 për pranimet në programet e ciklit të dytë të studimeve, pika 6 përcaktohet se në fillim të vitit akademik, institucionet e arsimit të lartë dërgojnë në QSHA listën e studentëve të regjistruar. Ndërsa në Statutin e Universitetit të Tiranës, në nenin 47 për funksionet e dekanit, pika dh) dhe e) përcakton se: “Dekani miraton kriteret e pranimit të studentëve, sipas propozimeve të departamenteve për të gjitha programet e studimit dhe miraton studentët fitues të përzgjedhur nga njësitë bazë dhe i publikon ato.”  Për të vijuar me pikën ë) të po këtij neni, ku përcaktohet se: “Dekani nënshkruan diplomat dhe suplementet e tyre për të gjtha ciklet e studimeve që afron fakulteti, pa të drejtë delegimi”. Ndërkohë studentët janë në pritje të zgjidhjes së këtij ngërçi, i cili mund të ketë sjellë penalizme për sa u përket aplikimeve që këta studentë kanë menduar të bëjnë për t’u punësuar apo vazhduar një tjetër cikël studimesh jashtë vendit. Për sa i përket punësimit në Shqipëri, mësohet se nuk kanë hasur probleme, pasi kanë siguruar vërtetimin e përfundimit të ciklit master pranë Fakultetit Ekonomik, gjë e cila është konsideruar e vlefshme nga institucionet shtetërore ose private në vend. Një tjetër shqetësim që lidhet me arsimin, ka të të bëjë me anulimin e tarifës vjetore për të studentët e të gjitha universiteteve.  Më herët për shkak të bllokimit të mësimit prej tërmetit të dhjetorit dhe pandemisë COVID-19, që izoloi vendin, si rrjedhojë dhe arsimin, studentët kërkuan anulimin e tarifës vjetore universitare. Për këtë ata i dërguan më 17 qershor 2020 letër Ministrisë së Arsimit që të anulonte tarifën akademike për 2019-2020. Në lidhje me këtë kërkesë ka reaguar ditën e djeshme Ministria e Arsimit, e cila ka sqaruar të gjithë studentët se është në mbështetje të tyre, por në këtë rast ata duhet të paraqesin ankesat për lëndët online që kanë shqetësime pranë universiteteve për leksione shtesë dhe të përcaktohen sallat se ku mund të mbahet mësimi, sipas protokolleve të sigurisë anticovid. Në deklaratë Ministria e Arsimit thekson se përmes paktit për universitetin këtë vit janë alokuar fondet pranë institucioneve të arsimit të lartë për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe bursat për ekselentët (për mbi 90% të studentëve); duke negociuar me bashkitë për çështjen e pagesës së konvikteve; si dhe duke kontribuar në vendimin për shtyrjen e qirasë së studentëve gjatë periudhës së pandemisë.” Shqetësimin e studentëve e mirëkuptojmë, duke marrë parasysh që jo çdo lëndë është zhvilluar në të njëjtin nivel qëkur mësimi ka kaluar online. Ankesat e disa studentëve që na kanë ardhur në ministri për departamente apo lëndë të caktuara, ne i kemi dërguar menjëherë në universitete, duke u kërkuar që të marrin masa për akomodimin e tyre dhe kthyer ata nëpër auditorë, gjithmonë në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare, me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Lexo edhe :  Matrikulluan bagëti të kontrabanduara, arrestohen 4 veterinerë në Korçë

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV