Ka spikatur me rolet e tij, aktori i njohur shqiptar Guljem Radoja mbush 75 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guljem Radoja ka lindur më 23 qershor të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës dhe një ditë më parë ka festuar 75 vjetorin e lindjes.

Ka qenë Pëparim Kabo ai i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, pasi shumë pak mund ta dinë ditën e lindjes së tij të vërtetë.

Kjo për faktin se në shumë media online ekziston data 2 korrik 1945 si ditëlindja e aktorit të mirënjohur shqiptar.

“Dje më datë 23 qershor një mik yni aktor i shquar i filmit dhe skëns së teatrity kishte 75 vjetorin e lindjes, është fjala për Guljem Radoja-n. Unë nuk harrova dje por më duhej të bëja një verifikim sepse diku on-line figuron i 2 korrik 1945. Me sa duklet aso kohe regjistrimi në gjendjen civile ka qenë jo fort i lehtë.

Guljemi është aktor me një profil tejet të veçantë, sepse ka ditur të ndërtoi karaktere mjaft të të spikatur, psh te filmi i Anagnostit me titull: “Kthimi i ushtrisë së vdekur” ku luan priftin është një realizim tejet i arrirë,m ku dhe luan bashkë me Bujar Lakon i cili luan rolin e gjeneralit. Ka një heshtje të bukur mes batutave Guljemi por edhe mënyrën er artikulimit e ndërmjetëson shumë bukur me përjetimin gati hamendësor.

Te filmi Gjeneral Gramafoni i Viktor Gjikës, rolin e zotit Alberto me atë shikimin Gjarpëror dhe me lojën cinike e ka të mrekullueshme sërish karakter shumë i bukur, etj… Gulejmi është njeri modest, por është artistë në shpirt dhe i ka dhënë shumë artit shqiptar. Dje në 75 vjetorin e lindjes nuk pati as urime zyrtare dhe as dekorime zyrtare.

Unë bashkë me ju miq e uroj…  Jetë të gjatë i dashur artistë, je një profil i spikatur i artit të imazhit dhe atij skenik…Ne si spektatorë të duam, të duam sinqerisht të duam me shpirt sepse ai shpirti ynë është blatuar edhe nga arti yt”, shkruan Kabo.

Lexo edhe :  SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Aktori Radoja pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”. Radoja jeton në Durrës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Albin Kurti ngre alarmin: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për...

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të shpjegojnë deri në fund se...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar...

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se turisti ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV