Pas mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari, ka treguar detaje për median.
Para gazetarëve, Hajdari tha se është rënë dakord për votën e diasporës, por shtoi se në Kuvend do të bëhen detajimet e vendimit.
Gjithashtu, deputetja e opozitës u shpreh se në Kuvend do të diskutohet dhe për ndryshimin e sistemit.
“Në këtë tryezë doli një lajm i mirë, për të zbatuar atë dëshirë të diaporës për të votuar në Shqipëri. Në mënyrë se si do zbatohet është akoma për tu parë. Tani është përgjegjësia e qeverisë dhe janë shumë akte nënligjore për tu bërë. Sot është miratuar në parim dhe është për tu përshëndetur.
I gjithë drafti do të bëhet pejsë e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe do të fusim dhe element të tjerë që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. PD nuk pranoi që të kishim dakordësi këtu për ndryshimin e sistemtit. Tani do i ngelet Kuvendit për të disktuar për sistemin dhe ka ende shpresë për arritjen e kësaj kërkesë”, tha Hajdari.
la.mi/Fjala.al