Vetëm 6 javë nga përfundimi i sezonit,Tirana drejt titullit kampion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe 6 javë kanë mbetur nga mbyllja e Superligës dhe duket se Tirana e ka të sigurt titullin kampion. Ndonëse përpara ka takime që nuk janë aspak të lehta, skuadra e drejtuar nga trajneri Emmanuel Egbo e ka vërtetuar që nuk di të ndalet.

Në më shumë se tre muajt e fundit ekipi bardheblu i kryeqytetit ka humbur vetëm një ndeshje atë me Teutën e para dy javëve dhe ka vetëm dy barazime, ndërsa fitoret janë të shumta.

Aktualisht Tirana renditet në vend të parë me plot 9 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë dhe duket se premisat janë për ta mbajtur këtë largësi pikësh.

Në 100 vjetorin e krijimit të klubit, kryeqytetasit janë gati të rikthejnë pas 11 viteve titullin në shtëpi.  Fitoret e ndeshjeve me rezultatet të thella me minimumi 3 gola janë karakteristike e Tiranës së këtij sezoni, ndaj dhe triumfi duket shumë i afërt tashmë.

Megjithatë duke filluar me ndeshjen me Skënderbeun më 28 qershor 2020, pra këtë të dielë Tirana duhet të jetë më këmbëngulëse në qëllimet e saj, që të sigurojë sa më shpejt që të jetë e mundur titullin e 28-ë të Superligës.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV