Apeli jep sot vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të njihet ditën e sotme me vendimin final të Gjykatës së Apelit.

Vendimi ndaj ish-ministrit Tahiri do të jepej dy ditë më parë, por tre gjyqtarët Neritan Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën ta shtyjnë.

Vetë Tahiri nuk e komentoi vendimin e gjyqtarëve, por hyri i buzëqeshur në gjykatë, teksa shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Ndërkohë, seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00.

Ish-ministri Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” për trafik ndërkombëtar droge.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 8 vite. Por, gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove./Bl/Ba/Fjala.al

Të fundit

Krimi shqiptar po rritet, përdorin teknologjië/Fransen: Paratë kalojnë nga Emiratet Arabe

Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Fransen ka ndarë informacion në lidhje me luftën kundër krimit të...

Aksident në autostradën “Levan-Tepelenë”, plagosen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan -Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit.” Si pasojë e përplasjes kanë mbetur...

14 ditë në Kosovë dhe një ditë në Shkup

Enver Robelli “Rreth botës në 80 ditë” titullohet romani i famshëm i shkrimtarit francez Zhyl Vern. Amerikani Phileas Fogg bën një bast me miqtë e...

NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë pajtuar që të nisin një mision monitorues në Detin Baltik, pas disa “incidenteve serioze” që kanë dëmtuar...

Bulqiza nën ngrica dhe erëra të forta, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Ulja e temperaturave gjatë pasdites së sotme ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor të Rrugës së Arbërit. Në segmentin Fushë Bulqizë-Plan...

Lajme të tjera

Web TV