Kukësi, Nexhipi: Të kalojmë njëherë Teutën, pastaj flasim për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej përpjekjeve dhe deklaratave optimiste për të mos u dorëzuar, Kukësi duket se e ka humbur betejën për titull me Tiranën dhe kësisoj, verilindorët e shikojnë Kupën e Shqipërisë si të vetmen mundësi reale për të mos mbetur pa trofe këtë sezon. Dhe pengesa e parë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të jetë Teuta, të cilën shorti i së premtes ia vendosi përballë në gjysmëfinale.

Dhe, duke folur menjëherë për mediat pas hedhjes së shortit të gjysmëfinaleve të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, e vlerësoi lart kundërshtarin e radhës, Teutën, por ngurroi të fliste për një finale të mundshme kundër Tiranës. “Tani këtë fazë gjysmëfinale, nuk ka short të lehtë, të gjitha ekipet kanë cilësi”, – deklaroi nr. 2 i klubit verilindor.

“Jemi kundër Teutës, dy ndeshje, shpresojmë të bëjmë më të mirën, – ka vijuar ai. – Tani, normalisht ne çdo vit futemi në garë për titull. Tirana është shkëputur, pavarësisht se jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë Kupën që të plotësojmë sado pak sezonin tonë.” Zyrtari i Kukësit nuk ka pranuar ta nënvlerësojë skuadrën bregdetare.

“Jo, nuk jemi më superiorë se Teuta, – ka këmbëngulur ai. – Ndeshjet kundër Durrësit çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë cilësi dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë një gjë të tillë, që të fokusohemi vetëm te Kupa. Sidoqoftë, për ekipin tonë, Kupa e Shqipërisë do të jetë një trofe shtesë.”

“Si vitin e shkuar, dhe këtë vit duam ta ngremë trofeun”, – shtoi drejtuesi i klubit fitues në fuqi të kësaj veprimtarie. “Duhet kaluar Teuta për të folur për finalen, – ka theksuar Nexhipi, i pyetur për një finale të mundshme me finalen. – Normalisht, Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadra të mira dhe do të ishte një finale e fortë. Kemi dy ndeshje, si ne si ata, kështu që të presim si do të shkojnë gjërat”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV