Ambasadorja Kim vizitë tek AIDSSH: Varrosja e të vërtetave i kthen në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, vizitoi këtë të premte Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Me anë të një postimi në rrjetin socila Kim tha se varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt.

Në postim ambasadorja Kim shkruan se Verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë.

Diplomatja u prit nga kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula e cila e njohu me veprimtarinë e Autoritetit, shtyllat ku mbështetet puna e institucionit dhe sfidat e përditshme. Sipas njoftimit, verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë tranzicionale.

Njoftimi i plotë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, znj. Yuri Kim, vizitoi sot Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Kryetarja e AIDSSH, znj. Gentiana Sula, e njohu ambasadoren znj. Yuri Kim dhe z. Lan Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, me veprimtarinë e Autoritetit, shtyllat ku mbështetet puna e institucionit dhe sfidat e përditshme.

Verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë tranzicionale. Deri në 31 mars 2020, për Vettingun në drejtësi (KLP, KED, KLGJ, SPAK, Prokurori) janë verifikuar gjithsej 481 kandidatë, nga të cilët 11 figurojnë me dokumente dhe 470 të pastër.

Po ashtu, deri më 31 mars 2020, për Vettingun në Polici janë verifikuar 78 kandidatë, nga të cilët 5 figurojnë me dokumente. Vendimet përkatëse u janë dërguar institucioneve dhe janë publikuar të shkurtuara në faqen zyrtare të Autoritetit.
Z. Skënder Vrioni, Sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH, paraqiti nismat e institucionit për ndryshimin e kuadrit ligjor të Autoritetit, mes të cilave ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, duke bërë amendimet e duhura në kuadër të vlerësimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve për deputetë, apo kandidatëve për kryetar bashkie, për qëllime të transparencës gjatë fushatave elektrorale në ligjin 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ku janë dorëzuar variantet përkatëse të propozuara; ndryshimet në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, kalimin në AIDSSH të të gjithë kandidatëve të pushtetit vendor që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, si në poste drejtuese, ashtu edhe për anëtarë të këshillave vendorë, si dhe disa shtesa e ndryshime në ligjin 112/2013 “Për Dekoratat, Titujt e Nderit, Medaljet dhe Titujt Vendorë të Nderit në Republikën e Shqipërisë”, në drejtim të verifikimit nga AIDSSH të pastërtisë së figurës së personit që propozohet për të marrë medalje, dekorata apo tituj nderi.

Lexo edhe :  KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri

Ndryshime për mirëfunksionimin e punës janë kërkuar edhe në ligjin specifik të AIDSSH, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me saktësimin e informacionit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, prej nga kanë ardhur veprime interpretuese të gjykatave mbi vendimet e Autoritetit, ndaj synohet përmirësimi dhe pasurimi i korpusit ligjor të AIDSSH. Në takim, znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit, e vuri theksin te çështja e mijëra të zhdukurve me forcë në komunizëm dhe veprimtaria e AIDSSH për qartësimin e fatit të tyre. Përtej hapave konkretë në këtë drejtim dhe projekteve të ndërmarra, janë të nevojshme ndërhyrje ligjore që e lehtësojnë procesin e kërkimit, identifikimit dhe zhvarrimit të viktimave, dhe bashkërendojnë punën e institucioneve.

Nga ana e tij, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, veç sfidave me të cilat përballet institucioni, foli për historinë e tij të përndjekjes, internimin në kampin e Tepelenës që pas lindjes dhe jetën e shkuar në fshatrat e internimit në Lushnjë, me mijëra të dënuar e të ndëshkuar të tjerë.

Ndërkohë, AIDSSH, e mbështetur në vite nga partnerë e homologë për veprimtaritë komplekse, ka punuar sistematikisht për kthimin e vëmendjes në kampin me tela me gjemba të Tepelenës, me aktivitete të përvitshme me praninë e të mbijetuarve të kampit dhe familjarëve të tyre, studiuesve, grupeve të interesit dhe të rinjve, për muzealizimin e tij dhe bërjen të vizitueshëm për të gjithë.

Historia e kampit të Tepelenës, ashtu si historitë e përndjekjes së familjeve, intelektualëve, elitës, e shumë të tjerëve, që në moshë të mitur e përgjatë gjithë jetës, ”lufta e klasave” dhe pasojat e saj gjatë diktaturës gjysmëshekullore nuk njihen sa duhet nga shoqëria e sotme shqiptare dhe kryesisht të rinjtë. Kjo për shkak të mungesës së trajtimit të plotë në kurrikulat shkollore të narrativës së komunizmit, e cila, duke u trajtuar e bazuar në fakte historike dhe dëshmi, ndihmon në mospërsëritjen e gabimeve në të tashmen.

 

 

Bo.ba/fjala.al

Të fundit

Dy “big-ët” e politikës përplasen për Agaçin

Kreu i qeverisë Edi Rama iu është përgjigjur akuzave për “arratisjen” e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë dhe flet...

PD mban sot Primaret/ Nis procesi në Gjirokastër dhe Lushnje, ja emrat që garojnë

Mbahet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike. Ky proces po mbahet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gazetarja Brikena Metaj raporton se procesi...

“Salo, ose 120 ditët e Sodomës”, tmerri neveritës i një libri që u kthye në film

Nga Leonard Veizi Provokuese dhe tronditës. I vështirë për t'u parë dhe i pamundur për t'u harruar. I fundit film i regjisorit Pier Paolo Pasolini, “Salo,...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 01 mars 2025, dollari amerikan, blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro, blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit, presidenti Begaj uron besimtarët!

Presidenti Bajram Begaj uroi sot në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë. “Ramazan sa më të begatë e agjërim sa...

Lajme të tjera

Web TV