Zgjedhjet ’21/Balla në Këshillin Koordinativ të PS: Listat e hapura s’janë tabu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka qenë pjesë në Këshillin Koordinativ në Tiranë për të diskutuar për zgjedhjet e 2021, përfshirjen e të rinjve dhe thellimin e barazisë gjinore.

Balla nënvizoi faktin se PS do i qëndrojë opozitës jo- parlamentare mbi Kodin Zgjedhor dhe do e votojë atë në Kuvend ndërkohë ka kërkuar që mos vijojë me fyerjet për opozitën parlamentare pasi nuk mund të imponojë diskutimet as në Komisione, as në Kuvend.

Gjatë fjalë së tij, Balla tha se listat e hapura ndërkohë nuk janë tabu pasi dihet që shumica e shqiptarëve nuk i duan më listat e hapura, dhe do të ketë një diskutim për ndryshimin e sistemit, por jashtë kësaj marrëveshjeje aktuale.

Postimi i plotë

Duke respektuar një për një masat mbrojtëse anti-covid, vijuam në qarkun Tiranë me Këshillin Koordinativ të Partisë Socialiste me fokus në planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore, përfshirjen e të rinjve dhe në vendosjen e piketave tona strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku ne do të marrim besimin për mandatin tonë të tretë qeverisës me kryeministrin Edi Rama.

“Marrëveshja me opozitën jo-parlamentare mbi Kodin Zgjedhor, është një marrëveshje që ka krijuar kushtet pozitive në raport me klimën politike dhe ne do ta votojmë atë në Kuvend.

Marrëveshja është marrëveshje dhe ne do ta respektojmë, duke vlerësuar edhe angazhimin plus mundimin e partnerëve tanë. Partia Socialiste gjithmonë i ka respektuar marrëveshjet, edhe pse kjo ishte një marrëveshje për të mos ndryshuar asgjë nga mënyra e administrimit të zgjedhjeve. Opozita jashtë-parlamentare ndërkohë duhet të heqë dorë nga fyerjet ndaj deputetëve të listave të tyre të mbyllura në Kuvend dhe gjithashtu ta harrojnë se mund t’i imponojnë KUVENDIT se çfarë do diskutohet në seancë, apo në komisione.

Lexo edhe :  Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, “Homeland Justice” merr autorësinë e sulmit!

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV