Hashim Thaçi/ A do të dorëzohet komandant “Gjarpëri” në paqe?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur dje në Tiranë, një ditë pas ngritjes së akuzave për krime lufte ndaj tij nga Prokuroria Speciale, të cilat lidhen me rolin e tij si komandant i UÇK-së. Të dielën ka njoftuar një komunikim me publikun për qëndrimin që do të mbajë ndaj kësaj akuze. A do të japë dorëheqjen Thaçi, për t’u përballur me akuzat e Hagës?

Nga Blerina Gjoka

Për herë të dytë udhëtimi i jetës së Hashim Thaçit po kalon nëpër Tiranë. 21 vite më parë, në janar të vitit 1999, ai udhëtoi drejt Tiranës vetëm me emrin e tij mbi supe dhe vendimin më të madh të jetës së tij, për të luftuar për lirinë e Kosovës.

Një takim me kryeministrin shqiptar të asaj kohe, Pandeli Majko, ndoshta e ka lënë në harresë, por muajt që pasuan, të luftimeve dhe bombardimeve të NATO-s, ishin vendimtarë për Kosovën dhe për karrierën e tij. Ai do të ndalohej dje sërish në Tiranë në një moment të rëndësishëm të jetës së tij si politikan i pasluftës; kur për herë të parë, 20 vite pas mbarimit të luftës, ai përballet me akuza për krime si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndalimi në aeroportin “Nënë Tereza” ishte i detyruar, pas ndërprerjes së udhëtimit për në Uashington, ku Thaçi ishte përgatitur të nënshkruante një marrëveshje historike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për ta sheshuar një herë e mirë problemin e njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës” – shkroi dje Thaçi nga Tirana, duke dhënë të vetmin reagim që pas daljes së akuzave ndaj tij. Shoqëruar dhe me simbolin e UÇK-së kjo fjali ishte në kohezion me qëndrimet e mbajtura në dy shtetet shqiptare nga politika pas daljes së akuzës ndaj Thaçit.

Lexo edhe :  Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Por ai sërish do të duhet të thotë diçka më shumë. Dhe ajo që do të thotë do të jetë një vendim i rëndësishëm për karrierën e tij të gjatë politike.

Pyetjet që shtrohen kah Thaçi sot janë të shumta; a do të japë dorëheqjen nesër, në komunikimin e paralajmëruar me publikun, për t’u përballur me akuzën e Prokurisë Speciale, akuza që nuk janë vërtetuar ende nga Gjykata Speciale?

Në traditën e liderëve të tjerë të akuzuar më parë do të prisnim një dorëheqje nga politike deri në mbarimin e procesit të nisur në Hagë.  Pas anulimit të takimit të Uashingtonit, ç’do të ndodhë me negociatat me Serbinë?

Në këtë rast pritet prej tij dhe një vendim, nëse do ta çojë vendin në zgjedhje të reja parlamentare, për të sjellë një qeveri të re që do të kishte mandatin e popullit për të hyrë në bisedime me Serbinë.

Çfarëdo që të komunikojë të dielën për shqiptarët presidenti Thaçi, për karrierën e tij politike një kapitull i ri do të shkruhet. Komandanti i luftës, që i hoqi spaletat ushtarake për të veshur kostumin e kryeministrit të parë të shtetit më të ri evropian, do t’u nënshtrohet tashmë ligjeve të paqes, pasi e ka fituar luftën.ka.ta/Fjala.al/

Lexoni edhe: Gëzim Podgorica: Kosovës i duhet qeveri e re për bisedimet me Serbinë 

Heronjtë që i mbijetojnë luftës, i vret paqja pak nga pak

Të fundit

Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 njerëz

Një ton gjigant blu, i aftë të sigurojë ushqim për rreth 1000 njerëz, është kapur aksidentalisht në brigjet jugore...

Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!

Nga Edvin Kulluri “Trump u poshtërua nga Putin”, “Putin fiton në Aalskë”, “ushtarët amerikanë gjunjëzohen para Putin”, “gjuha e trupit tregoi superioritetin e Putin” etj,...

Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit/ Kur rikthehen reshjet

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja në një lidhje...

Kishte gëlltitur 100 kapsula kokainë të pastër, kapet në aeroport

Një burrë është arrestur sot në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, pasi kishte gëlltitur një sasi të madhe kokaine. Sipas policisë greke, i huaji, i...

Iu gjetën thika, radio-marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, ndalohet polaku në Qafë-Thanë

Një shtetas polak është proceduar penalisht pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me armë të ftohta dhe pajisje të tjera të ndaluara, të cilat...

Lajme të tjera

Web TV