Para parlamentit të Serbisë vendoset banderolë kundër krerëve të luftës së UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para Parlamentit të Serbisë në Beograd është vendosur një banderolë me fytyrat e krerëve të luftës së UÇK-së dhe krerëve politikë të Kosovës.

Stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fytyra e presidentit Hashim Thaçi, kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe fytyra e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë vendosur në këtë banderolë dhe në fytyrat e tyre janë vendosur kryqe (iksa).

Kjo vjen pak kohë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka bërë publike një aktakuzë ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së, presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Por, në anën tjetër, edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj por edhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishin për vite me radhë të ndjekur për krime lufte nga Gjykata e Hagës dhe në fund u liruan si të pafajshëm në mungesë të provave./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV