Pandemia/ VOA: Në Shqipëri numri vazhdon rritet, situata u rëndua në 3 javët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona humbën jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i të infektuarve dhe i të shtruarve në Spitalin Infektiv vazhdon të rritet.

Një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 77 vjeçar nga Vlora janë viktimat e fundit të koronavirusit, që deri tani u ka marrë jetën 53 personave dhe ka infektuar mbi 2 mijë e 300 të tjerë.

Vetëm 24 orët e fundit janë infektuar 61 persona. Shumica e tyre janë zbuluar në sipërmarrje me shumë punëtorë, por midis tyre ka edhe punonjës të administratës dhe personel shëndetësor.

Në Spitalin Infektiv po mjekohen 81 pacientë, ndërsa 12 prej tyre janë në terapi intensive.

Qytetet më shumë të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra, por persona të infektuara janë gjetur edhe në Vlorë, Kukës e Divjakë, dhe më pak raste ka në Pukë, Korçë, Kurbin, dhe në Krujë, si dhe në 9 qytete të tjera nga Saranda deri në Has.

Mes qyteteve të prekura janë edhe Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.

Tre javët e fundit epidemia COVID-19 u rëndua në Shqipëri; 19 persona humbën jetën dhe u infektuan mbi 930 persona./VOA

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV