Foto e viti 1944, një grup vajzash luajnë valle shqiptare mbas manifestimit të mbylljes së shkollës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botuesi Jozef Radi ka postuar një foto historike në rrjetet sociale për sa i përket mbrojtjes së gjuhës shqipe nga pushtuesit.

Bëhet fjalë për mbylljen e vitit shkollor 1943-1944 të shkollës “Moisi Golemi”, në Kërçovë të Maqedonisë. Në foto shfaqen 8 vajza të vogla luajnë një valle shqiptare mbas manifestimit të mbylljes së shkollës

Postimi i plotë:

Është mbyllja e vitit shkollor 1943-1944.
Shkolla “Moisi Golemi”, në Kërçovë të Maqedonise, ku një grup vajzash 7-8 vjeçare luajnë një valle shqiptare mbas manifestimit të mbylljes së shkollës. Fotoja është nga arkivi i mësuesit Reis Poshi, nga Gjirokastra, i cili prej tre vitesh punon si mësues në Prishtine, në Pejë dhe në Kërçovë…
Janë tete vajza kërçovare, me fustane të bardha, me dy shirita të kuq dhe me shqiponjë në gjoks…! Çfarë mrekullie! Janë tetë fytyra të gëzuara, të qeshura e plot dritë… Kjo foto në kohë lufte, dëshmon se shqiptarët shpërndanin shkrim e këndim, shpërndanin gëzim lirie e diturie të gjuhës së tyre… Kjo foto flet sa mijra fjalë e sa shumë libra bashkë… Le ta shohë edhe ministrja sotme e arsimit se vjen prej atyre anëve; le ta shohin edhe ata që e drejtojnë shtetin e sotëm shqiptar… se ata që e donin gjuhën shqipe e kanë shpërndarë me dashuri e sakrificë dhe i kanë mbushur me dritë e hare sytë e këtyre vajzave shqiptare…
jozef radi, 27 qershor 2020

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220753036808500&set=a.4059546739754&type=3&theater

 

Të fundit

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV