Drafti i 1 korrikut, në dyshim hapja e kufijve me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rihapja e kufijve të Shqipërisë me Bashkimin Europian është ende në dyshim.

Në draftin e para tre ditëve Shqipëria u fut në listën e vendeve që do i hapen kufijtë, por burime nga Brukseli bëjnë me dijse se deklaratat nga Greqia dhe kriteret e hapjes kanë shtuar mëdyshjet.

Sipas draftit i cili nuk ka ndryshime, BE hap kufijtë me vendet jo anëtare përfshi edhe Shqipërinë.

Sipas BE, Shqipëria është tek vendet e pranueshme për të hapur kufijtë për shkak të shkallës së infektimit me COVID-19 por rastet e shtuara së fundmi mund të bëjnë që ky vendim të shtyhet apo rivlerësohet.

Megjithatë BE ka dhe një listë të të vendeve me të cilën nuk do të hapë kufijtë. Ndër to janë SHBA, Brazil, Rusi dhe Katar pasi kanë shkallë të lartë infektimi.

Ditët e fundit ka pasur zëra se BE apo dhe Greqia, vendi fqinj nuk do i hapë kufijtë me Shqipërinë, ndërkohë që Mali i Zi pas hapjes së kufirit e rimbylli përsëri./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV