A e dini ku u “shpikën” provimet? Ja arsyet pse sot përballemi me to

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa vjet më parë, studiuesja dhe shkrimtarja e njohur klasike Mary Beard pranoi në një intervistë për BBC se ajo ende kishte makth kur kujtonte provimet e saj si studente. Aktualisht profesoreshë e Studimeve Klasike në Universitetin e Kembrixhit, ajo e kupton shumë mirë atë që ndiejnë miliona të rinj në të gjithë botën.

Në fakt, gjithçka filloi në Kinë.

Dihet se në Greqinë antike ose në Perandorinë Romake studentët nuk u duhej të kalonin provime zyrtare. Në Romë, studentët lexonin shkrimet e tyre në publik dhe kështu merrnin vlerësimet.

Të ashtuquajturat Provimet Perandorake ose Keju kanë lindur në shekullin VII dhe bashkë me to meritokracia.

Gjatë dinastisë Sui (581-618) të gjithë zyrtarët e lartë duhej të paraqisnin “shënime” në kategori të ndryshme. Gjatë dinastisë së largët Han (midis 200 para Krishtit dhe 200 pas Krishtit) aplikantët për zyra të caktuara klerike duhej të demonstronin njohuritë e tyre për 9,000 personazhe.

Testet zgjasnin tre ditë e dy netë ku ndërkohë kandidatët hanin dhe flinin në një qeli pak më shumë se një metër e gjysmë.

Gjatë shekujve në vijim, sistemi u përsos duke dhënë shkallë ekzaminimesh bazuar në vlerat e konfucianizmit që sipas nivelit të lejonte hyrjen në sferat e ndryshme të administrimit.

Diçka e nevojshme, sepse shumëzimi i numrit të kandidatëve u rrit në mënyrë eksponenciale në shekujt në të cilët provimet u mbajtën si një mjet promovimi, deri në eliminimin e tyre në 1905.

Peter Bol, profesor i Studimeve Aziatike në Universitetin Harvard, shpjegon në esenë  Provimi Sung dhe Shih, se numri i kandidatëve në të gjitha nivelet shkoi nga 79,000 në fund të shekullit të 12 në 400,000 në mesin e shekullit të 13-të, konkurs i ashpër  duke marrë parasysh që diplomat që do të jepeshin ishin vetëm 600./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV