Adjola Lakra, e cila akuzohet se nxori në pritë Hekuran Billën ka dalë sot para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë.
Para seancës së sotme teksa priste vendimin e togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë për të, Adjola Lakra shfaqet duke rregulluar flokët dhe shumë e qetë.
https://youtu.be/KyM7xLI-50Y
Adjola ka qenë e dashura e Billës prej dy vitesh dhe mësohet se ka qenë pikërisht ajo që e ka nxjerrë në pritë mbrëmjen e 11 qershorit. Ajo ka informuar autorët për lëvizjet e Hekuran Billës. Më konkretisht ka sinjalizuar Sebastian Malin në momentin që Billa i është afruar kryqëzimit që ndodhet pranë qendrës tregtare, ndërsa ky i fundit Markun, i cili ka kryer ekzekutimin.
26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit.
Lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës më 11 qershor te zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, më herët janë arrestuar Viktor Marku (i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes) dhe Seabastian Mali (nipi i Viktor Markut).
Mësohet se në kërkim është dhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndihmuar Viktor Markun të largohet nga vendngjarja.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje për hakmarrje, pasi Viktor Marku është vëllai i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa./Re.Gu/Fjala.al