Rëndohet bilanci, 2 viktima të tjera nga virusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë komunikatës për mediat, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy viktima nga koronavirusi.

Viktimat janë një 78-vjeçare nga Tirana e cila ndodhej në terapi intensive pasi ishte transferuar nga një spital jopublik ku merrte kurim dhe një 83-vjeçar nga Durrësi i cili vuante nga hipertensioni.

Deklarata e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.

Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë.

Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.

Lexo edhe :  Ministri Hasani dhe Ministri Francez për Evropën: Thellim i marrëdhënieve Shqipëri–Francë

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.

Mbajtja e maskës është domosdoshmëri për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ato ambiente ku nuk ruani dot distancën. Biznese, bar, kafe, restorante, zbatoni me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë.

Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore.

Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar.
Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (29 Qershor 2020)

Testime totale 26663

Raste pozitive 2466

Raste të shëruara 1438

Raste Aktive 970

Humbje jete 58 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 358

Durrës 198

Shkodër 155

Vlorë 100

Fier 47

Lezhë 39

Korçë 28

Kukës 18

Elbasan 13

Gjirokastër 7

Berat 6

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…

Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë...

LaCivita erdhi që në vitin 1993, por në formë çokollate

Nga Frrok Çupi Dekorata franceze që mbajti në qafë Berisha ‘me lavdi’, pas pak ditësh doli se ishte medalje që francezët i quajnë (medaille de...

Akuzohet për korrupsion/SPAK kërkon 4 vite e gjysmë burg për ish-drejtuesin e Prokurorisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet...

“Nuk do e lus”/ Kryemadhi zbulon pse nuk mori pjesë në seancën e divorcit me Metën

Deputetja e PL Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në GJKKO për të zbatuar masën e vendosur ndaj saj detyrim paraqitje. Pas daljes...

Kryemadhi: Fushata për Metën për hir të fëmijëve! Thonë që Monika kërkon vota për PS!

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi. Kush e...

Lajme të tjera

Web TV