Zbardhen takimi Ruçi-Kim/Në fokus funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është takuar sot me Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim ku është diksutuar mbi ecurinë e reformës neë drejtësi, të reformës zgjedhore dhe gjithashtu mbi bërjen funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Ruçi është shprehur se Kuvendi është maksimalisht I angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe gjithashtu për të përmbushur pritshmëritë e shqiptarëve.

Në diskutimet e kësaj paraditeje është folur për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën që Venecia i dha Metës për të bërë emërimet duke dhënë edhe rekomandimet për vakancat.

 

 

 NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i ngazhuar për  suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV