Kanë pësuar 24 gola në 4 ndeshje dhe kanë kapur fundin, por Novi mbetet trajner i Luftëtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë prekur fundin në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por nuk pranojnë të bëjnë kokë turku trajnerin, që në fakt është i 5-ti brenda vetëm këtij sezoni. Pas humbjes katastrofike, 1-6, të pësuar në Vlorë përballë Flamurtarit të vendit të fundit, që çoi në rrokadën e tyre në tabelën e renditjes së Kategorisë Superiore, Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, deklaroi dorëheqjen.
“Me këtë humbje e meritojmë vendin e fundit, – tha ish-lojtari i gjirokastritëve pas ndeshjes në Vlorë.

– U bë e vështirë të shohësh skuadrën që pëson 5-6 gola në çdo ndeshje, ndaj mbaj përgjegjësi dhe do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen time.” Në fakt, që nga ajo humbje 1-2, por që premtoi diçka për skuadrën gjirokastrite, gjithçka ka marrë tatëpjen për bluzinjtë.

Duke nisur nga 7 qershori, Luftëtari është mundur 0-5 nga Tirana, 1-8 nga Partizani, 1-5 nga Teuta dhe 1-6 nga Flamurtari, duke pësuar plot 24 gola në vetëm 4 ndeshje, plot 6 gola për ndeshje, dhe duke shënuar vetëm 3. Dhe ky dështim në rezultate ka çuar si në rënien, së bashku me Flamurtarin, edhe matematikisht nga Kategoria Superiore, por edhe në zbritjen në vendin e fundit të renditjes.

Përtej gjithë kësaj, 24 orë më pas, drejtuesit e klubit gjirokastrite nuk e kanë pranuar vendimin e trajnerit dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Luftëtarit deri në fund. “Presidenti nuk ia pranoi dorëheqjen trajnerit Novi, – ka sqaruar administratori i klubit, Vangjel Çavo. – Ai do të vazhdojë të jetë trajner i Luftëtarit. Do vazhdojmë garën deri në fund duke promovuar lojtarë të rinj dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm.”

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Një ekip kirurgësh në Kaliforni kanë përfunduar, pas katër vitesh pune, transplantin e parë të fshikëzës së urinës te...

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike po përdor kontratën e shtrenjtë të lobimit për të sfiduar legjitimitetin e zgjedhjeve në Uashington,...

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ndërsa...

E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen. Ngjarja e pazakontë...

“Dëshira për para..”, Meghan Markle flet hapur për ndjenjën e fajit!

Meghan Markle ka pranuar se përjeton emocione kontradiktore në lidhje me pasurinë, duke zbuluar një ndjenjë të thellë faji pavarësisht suksesit të rëndësishëm financiar...

Lajme të tjera

Web TV